Përshkrimi
TIMAK kërkon të punësojë një Magazinier , i cili do të jetë përgjegjës për administrimin, sistemimin dhe kontrollin e materialeve, pajisjeve dhe produkteve në magazinë, duke siguruar saktësi në hyrje-daljet dhe mirëmbajtjen e rregullit në ambientet e magazinimit.
Përgjegjësitë kryesore
- Pranimi, kontrolli dhe sistemimi i mallrave, materialeve dhe pajisjeve që hyjnë në magazinë;
- Kontrolli i sasive dhe përputhshmërisë së mallrave me dokumentacionin përkatës;
- Regjistrimi dhe evidentimi i saktë i hyrje-daljeve të magazinës;
- Përgatitja dhe dorëzimi i materialeve sipas kërkesave të departamenteve përkatëse;
- Organizimi dhe sistemimi i materialeve në magazinë sipas kategorive dhe procedurave të kompanisë;
- Kryerja e kontrolleve periodike të stokut dhe pjesëmarrja në inventarizime;
- Raportimi i menjëhershëm i çdo mungese, dëmtimi ose mospërputhjeje të konstatuar;
- Kujdesi për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mallrave dhe pajisjeve në kushte të përshtatshme;
- Mbajtja e magazinës të rregullt, të pastër dhe të organizuar;
- Bashkëpunimi me departamentet e Logjistikës, Prodhimit, Financës dhe departamente të tjera sipas nevojës;
- Gatishmëri për të kryer lëvizje dhe angazhime jashtë ambienteve të kompanisë, sipas nevojave të punës;
- Fleksibilitet për t’u angazhuar në detyra operative që lidhen me menaxhimin dhe sistemimin e magazinës, sipas kërkesave të kompanisë;
- Respektimi i procedurave të brendshme të kompanisë dhe rregullave të sigurisë në punë.
Kualifikimet dhe kërkesat
- Arsim i mesëm; arsimi profesional përbën avantazh;
- Eksperiencë e mëparshme në pozicion magazinieri ose në një rol të ngjashëm përbën avantazh;
- Aftësi të mira organizative dhe korrektësi në mbajtjen e evidencave;
- Përgjegjshmëri, seriozitet dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të bashkëpunuar me departamente të ndryshme;
- Gatishmëri për punë fizike dhe menaxhim të materialeve të magazinës;
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit;
- Njohja e sistemeve të menaxhimit të magazinës ose ERP përbën avantazh.
Kushtet e punës
- Orari i punës: E hënë – e premte, 08:00 – 17:00, me 1 orë pushim; e shtunë, 08:00 – 12:00.
- Pozicioni është on-site;
- Vendndodhja: Tiranë
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 11/08/2026 · Skadon 19/01/2027