Përshkrimi
Pozicion Vakant – Juriste Senior
Brunes sh.p.k. , kompani lider në fushën e mobilimit, hidrosanitareve dhe pllakave, në kuadër të zgjerimit të strukturës së saj, kërkon të punësojë një Juriste për të mbështetur dhe menaxhuar çështjet ligjore të kompanisë në nivel strategjik dhe operacional.
Përgjegjësitë kryesore
- Hartimi, rishikimi dhe negocimi i kontratave tregtare
- Këshillim ligjor për drejtuesit dhe departamentet e kompanisë
- Ndjekja dhe zbatimi i legjislacionit në fuqi
- Menaxhimi i çështjeve korporative dhe compliance
- Komunikimi me institucione shtetërore, zyra noterie dhe palë të treta
- Identifikimi dhe parandalimi i riskut ligjor për kompaninë
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë në Juridik (Master përbën avantazh)
- Minimum 5+ vite eksperiencë në pozicion të ngjashëm
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit tregtar dhe civil
- Eksperienca në zyrë noterie përbën avantazh
- Aftësi shumë të mira analitike dhe komunikuese
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Diskrecion, profesionalizëm dhe mendim strategjik
📍 Vendndodhja: Tiranë, Autostrada Tirane - Durres, Km 7
🕘 Orari: 08:30 - 17:00
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/legal-specialist-at-brunes-group-4351315138
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 05/01/2026 · Skadon 19/01/2027