Posto punë

Ballina / Punët / Koordinator/e Trajnimi

Koordinator/e Trajnimi

Pune e Re

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Po kërkojmë një Koordinator/e Trajnimi për t’iu bashkuar stafit të një kompanie në sektorin retail, me përgjegjësi për organizimin, koordinimin dhe ndjekjen e programeve të trajnimit dhe zhvillimit të punonjësve.

Vendndodhja: Tirana Industrial Park, Tiranë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

·        Identifikimi i nevojave për trajnim dhe zhvillim të punonjësve.

·        Organizimi dhe koordinimi i trajnimeve për stafin.

·        Përgatitja e materialeve dhe programeve të trajnimit.

·        Bashkëpunimi me drejtuesit e departamenteve për përcaktimin e nevojave të stafit.

·        Monitorimi i pjesëmarrjes dhe vlerësimi i efektivitetit të trajnimeve.

·        Mbajtja dhe përditësimi i dokumentacionit dhe raporteve për trajnimet e zhvilluara.

·        Mbështetja e procesit të integrimit dhe orientimit të punonjësve të rinj.

Kërkesat:

·        Diplomë universitare në Burime Njerëzore, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.

·        Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe koordinuese.

·        Aftësi prezantimi dhe bashkëpunimi me grupe të ndryshme punonjësish.

·        Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.

·        Eksperienca e mëparshme në trajnim dhe zhvillim të stafit, veçanërisht në sektorin retail, përbën avantazh.

Benefitet:

·        Paga: 100,000 lekë në muaj.

·        Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.

·        Trajnime të vazhdueshme dhe zgjerim të njohurive profesionale.

·        Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues.

·        Mundësi për të kontribuar në zhvillimin dhe rritjen profesionale të stafit të kompanisë.

Tè interesuarit të aplikojnë nè: info@puneere.al

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4484681282/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 03/11/2026 · Skadon 02/01/2027

Punë të ngjashme