Posto punë

Ballina / Punët / Koordinator Turizmi

Koordinator Turizmi

Albania Holidays DMC

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Albania Holidays , kompani turistike me mbi 20 vite eksperiencë në organizimin e udhëtimeve për turistë të huaj në Shqipëri dhe rajon, kërkon të zgjerojë ekipin me një Koordinator Turizmi .

Kërkesat

  • Diplomë universitare (Turizëm, Gjuhë të Huaja, Administrim Biznesi, Menaxhim, Marketing ose degë të ngjashme).
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Italishtja ose një gjuhë tjetër e huaj (Gjermanisht, Frëngjisht ose Spanjisht) përbën avantazh.
  • Rreth 2-3 vite eksperiencë pune .
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe pune në ekip.
  • Dëshirë për zhvillim profesional dhe për të mësuar më tej në fushën e turizmit.

Përgjegjësitë

  • Komunikimi me partnerët tanë të huaj, kryesisht nëpërmjet e-mailit.
  • Bashkëpunimi dhe koordinimi me partnerët lokalë të turizmit për organizimin dhe realizimin e paketave turistike.
  • Krijimi i ofertave dhe paketave turistike për turistë individualë dhe grupe.
  • Organizimi, koordinimi dhe ndjekja e udhëtimeve turistike deri në realizimin e tyre.

Çfarë ofrojmë

  • Program të strukturuar trajnimi dhe mentorimi për t'u integruar shpejt në mënyrën tonë të punës.
  • Ambient pune modern dhe profesional në kompleksin KIKA 2.
  • Pagë konkurruese dhe bonus sipas performancës.
  • Mundësi zhvillimi profesional në një kompani me eksperiencë dhe reputacion në treg.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në në:

contact@albania-holidays.com

Ju mirëpresim!

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4466696887/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 18/09/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme