Përshkrimi
Po kërkojmë një person energjik, komunikues dhe të orientuar drejt rezultateve për t’iu bashkuar ekipit tonë si Konsulent/e Dentare në Gjuhën Italiane .
Roli konsiston në komunikimin dhe këshillimin e klientëve italianë të interesuar për trajtime dentare, prezantimin e shërbimeve tona dhe ndjekjen e tyre gjatë procesit të vendimmarrjes.
Përgjegjësitë kryesore:
- Komunikim me klientët potencialë në gjuhën italiane;
- Prezantimi dhe shpjegimi i shërbimeve dhe trajtimeve dentare;
- Këshillimi i klientëve dhe identifikimi i nevojave të tyre;
- Ndjekja e kontakteve gjatë procesit të konsultimit;
- Ndërtimi i një marrëdhënieje profesionale dhe të besueshme me klientët;
- Bashkëpunimi me ekipin për koordinimin e kërkesave dhe rezervimeve.
Kërkesat:
- Njohje shumë e mirë e gjuhës italiane;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi;
- Orientim drejt rezultateve;
- Seriozitet, korrektësi dhe aftësi për të punuar në ekip;
- Eksperienca në call center, turizëm dentar ose sektorin dentar konsiderohet avantazh.
🕒 Orari i punës: 12:00 – 19:00 (7 orë)
📅 E Hënë – E Premte
🏢 Pozicioni është vetëm nga zyra – nuk ofrohet smartworking / remote.
📩 Apliko tani në linkun: https://jobs.ringtelecom.net/
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 04/09/2026 · Skadon 19/01/2027