Posto punë

Ballina / Punët / Këshillues Biznesi - Tiranë

Këshillues Biznesi - Tiranë

ProCredit Bank Albania

Punë Tiranë Shqipëria Bankari

Përshkrimi

A jeni apasionuar për analizën financiare dhe botën e biznesit?

ProCredit Bank është në kërkim të një Këshilluesi Biznesi për Degën Qendrore, Tiranë , me fokus të fortë në analizën financiare dhe zhvillimin e klientëve biznes .

Nëse dëshironi të ndërtoni një karrierë afatgjatë në një bankë me standarde evropiane dhe të kontribuoni drejtpërdrejt në rritjen e bizneseve, kjo është mundësia juaj.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët biznes.
  • Identifikimi i nevojave financiare dhe ofrimi i zgjidhjeve të personalizuara.
  • Kryerja e analizave të detajuara financiare për klientët.
  • Vlerësimi i riskut dhe identifikimi i mundësive për financim dhe zhvillim.
  • Menaxhimi dhe zhvillimi i një portofoli cilësor klientësh.
  • Pjesëmarrja aktive në komitetet e biznesit dhe propozimi i vendimeve bazuar në analizë të strukturuar.
  • Monitorimi i performancës së klientëve dhe rekomandimi i strategjive për përmirësim.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Eksperiencë pune të mëparshme si Këshillues Biznesi, e preferueshme mbi 2 vite , ne sektorin bankar.
  • Njohuri dhe aftësi në të kuptuarit e parimeve dhe praktikave të veprimeve me biznesin e vogël/të mesëm.
  • Aftësi në analizimin dhe përgatitjen e pasqyrave financiare.
  • Aftësi të mira në komunikimin dhe shërbimin me klientin.
  • Aftësi për mbledhje të dhënash, përpunim informacioni dhe përgatitje raportesh.
  • Diplomë universitare (Bachelor ose Master).
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Apliko tani duke dërguar CV dhe letër motivimi në adresën: burime.njerezore@procredit-group.com

Afati i aplikimit: 08 gusht 2026

Shënim: Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit do të kontaktohen nga Njësia e Burimeve Njerëzore.

ProCredit Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

ProCredit Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon ProCredit Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë ProCredit Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore të ProCredit Bank sh.a Burime.njerezore@procredit-group.com

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4447018267/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 30/07/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme