Posto punë

Ballina / Punët / Jurist

Jurist

Timak

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

I. QËLLIMI I POZICIONIT

Juristi do të ofrojë mbështetje ligjore për veprimtarinë e Shoqërisë, duke siguruar përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi, mbështetje për strukturat drejtuese dhe menaxhimin korrekt të marrëdhënieve kontraktore, administrative dhe institucionale.

II. KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET

Kualifikime të përgjithshme:

  • Diplomë universitare Master i Shkencave / Master Profesional në Drejtësi .
  • Përvojë pune minimumi 3 vite në fushën juridike (preferohet eksperiencë në kompani private, institucione ose studio ligjore).
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze , me fokus në terminologjinë juridike.
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office).

Njohuri profesionale të kërkuara:

  • Legjislacioni tregtar dhe shoqëritë tregtare (Ligji nr. 9901/2008);
  • E drejta kontraktore dhe administrative;
  • Njohuri mbi aktet nënligjore dhe rregulloret që lidhen me industrinë, investimet dhe sektorin e mbrojtjes (përbën avantazh);
  • Aftësi për analizë ligjore dhe hartim dokumentacioni.

III. PËRSHKRIMI I PUNËS / DETYRAT KRYESORE

Juristi do të ketë përgjegjësitë e mëposhtme:

  • Ofron këshillim ligjor për Administratorin dhe strukturat drejtuese të Shoqërisë;
  • Harton, rishikon dhe përditëson kontrata, marrëveshje, akte administrative dhe dokumentacion ligjor;
  • Siguron përputhshmërinë e veprimtarisë së Shoqërisë me legjislacionin në fuqi;
  • Asiston në përgatitjen e dokumentacionit për Asamblenë e Përgjithshme dhe Këshillin e Administrimit;
  • Ndjek marrëdhëniet me institucionet publike dhe autoritetet përkatëse;
  • Mbështet proceset e licencimit, autorizimeve dhe procedurave administrative;
  • Identifikon dhe menaxhon rreziqet ligjore, në bashkëpunim me strukturat e tjera;
  • Bashkëpunon me konsulentë dhe studio ligjore të jashtme, kur kërkohet;
  • Siguron arkivimin korrekt të dokumentacionit ligjor.

IV. AFTËSI PERSONALE

  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi;
  • Saktësi, konfidencialitet dhe etikë profesionale;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Aftësi për të menaxhuar disa çështje njëkohësisht dhe për të respektuar afatet.

📩 Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në: hr@timak.com

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/jurist-at-timak-4350690719

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 29/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme