Posto punë

Ballina / Punët / Junior Procurement

Junior Procurement

Albgroup

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Pozicioni: Junior Procurement

Po kërkojmë një Junior Procurement të motivuar dhe të organizuar, i/e cili/a do të mbështesë kompaninë në proceset e blerjeve, furnizimeve dhe administrimit të kontratave. Ky pozicion është ideal për kandidatë në fillim të karrierës që dëshirojnë të zhvillohen në fushën e prokurimeve dhe menaxhimit operacional.

Detyrat dhe pergjegjesite:

  • Mbështet menaxhimin e kërkesave për blerje dhe furnizime të departamenteve të ndryshme.
  • Asiston në përgatitjen e ofertave për klientët dhe furnitorët.
  • Ndihmon në administrimin dhe arkivimin e kontratave.
  • Siguron ndjekjen e procedurave për firmosjen dhe formalizimin e dokumenteve.
  • Bashkëpunon me departamentin e financës për përgatitjen e faturave dhe ndjekjen e pagesave.
  • Regjistron dhe përditëson të dhënat e kontratave, furnizimeve dhe afateve në sistemin Navision.
  • Ndihmon në përgatitjen dhe verifikimin e dokumentacionit për procedurat e tenderimit.
  • Koordinon komunikimin me departamentet e tjera për organizimin e stafit, furnizimeve dhe dokumentacionit të nevojshëm.
  • Kryen detyra të tjera administrative dhe operative sipas nevojave të kompanisë.

Kualifikimet e kerkuara:

  • Diplomë universitare ose në përfundim të studimeve në Ekonomi, Administrim Biznesi, Financë ose fusha të ngjashme.
  • Eksperienca e mëparshme në prokurime, blerje ose administratë përbën avantazh, por nuk është e detyrueshme.
  • Njohuri të mira të paketës MS Office (Word, Excel, Outlook).
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
  • Saktësi, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht.

Cfare ofrojme ne:

  • Trajnim dhe mbështetje profesionale.
  • Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
  • Kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi.

Si te aplikosh?

📩 Email: **hralbgroup1@gmail.com📞 Tel: +

355 67 401 0031

Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.**

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4477106802/

Kërkesat

Niveli: junior

Publikuar 11/10/2026 · Skadon 10/12/2026

Punë të ngjashme