Përshkrimi
Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991, po kërkon të punesojë Junior Graphic Designer për zyrat e saj në Tiranë.
Mbi Pozicionin:
Graphic Designer (Junior) është përgjegjës për krijimin e materialeve profesionale për media sociale, reklama, broshura, logo dhe dizajne e tjera kreative. Ai/ajo do të punojë ngushtë me ekipin e marketingut dhe departamentet e tjera te kompanisë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
· Krijimi i materialeve grafike për fushata marketingu, reklama, rrjete sociale, faqe interneti dhe platforma të tjera.
· Përpunimi dhe përmirësimi i imazheve për përdorim të ndryshëm.
· Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për të kuptuar kërkesat dhe objektivat e projekteve.
· Përdorimi i softuerëve profesionalë të dizajnit si Adobe Photoshop, Illustrator, InDesign dhe të tjerë.
· Krijimi i dizajneve për materialet e printuara dhe dixhitale, duke përfshirë postera, fletëpalosje, katalogë dhe prezantime.
· Sigurimi që të gjitha dizajnet të jenë në përputhje me standardet vizuale dhe estetike të kompanisë.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
· Diplomë në Grafik Dizajn, Arte Pamore, Multimedia ose fusha të ngjashme (preferohet).
· Përvojë e mëparshme si Grafik Dizajner ose në një rol të ngjashëm.
· Njohuri të avancuara të softuerëve të dizajnit grafik (Adobe Creative Suite: Photoshop, Illustrator, InDesign, etj.)
· Aftësi të mira kreative dhe të menduarit vizual.
· Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar me afate strikte.
· Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip.
· Eksperiencë në përgatitjen e materialeve për print dhe web.
· Eksperiencë në përdorimin e programeve per animacion.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: hr@kastratigroup.al
Kërkesat
Niveli: junior
Publikuar 16/11/2026 · Skadon 15/01/2027