Posto punë

Ballina / Punët / IT & Web Assistant (Part-Time)

IT & Web Assistant (Part-Time)

andale.al

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Modeli i punës: Hibrid (Remote & On-site)

Angazhimi: Part-time

Rreth pozicionit

Andale Media është në kërkim të një IT & Web Assistant për t'iu bashkuar ekipit tonë.

Kërkojmë një person të apasionuar pas teknologjisë, praktik dhe proaktiv në përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale, që do të ndihmojë në mirëmbajtjen e website-it, menaxhimin e sistemeve digjitale dhe mbështetjen teknike të përditshme të kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore

  • Mirëmbajtja, përditësimi dhe zhvillimi i funksionaliteteve bazë të website-it.
  • Përdorimi i mjeteve AI për zhvillim web-i dhe automatizimin e proceseve.
  • Administrimi i email-eve profesionale, Google Workspace, domain-eve dhe hosting-ut.
  • Konfigurimi dhe mirëmbajtja e kompjuterëve, rrjeteve dhe pajisjeve IT.
  • Menaxhimi i llogarive dhe aksesit në platformat digjitale të kompanisë.
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve të përditshme teknike.
  • Mbështetje teknike për pajisjet dhe sistemet e produksionit mediatik, sipas nevojës.

Çfarë kërkojmë?

  • Njohuri bazë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e website-eve.
  • Familjaritet me mjete AI si Claude Code, OpenAI Codex, Cursor ose platforma të ngjashme.
  • Njohuri të Google Workspace, domain-eve, hosting-ut dhe sistemeve operative macOS/Windows.
  • Aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur probleme teknike.
  • Gatishmëri për të mësuar teknologji dhe mjete të reja.
  • Proaktivitet, përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.

Eksperienca me OBS, ATEM dhe sistemet e streaming-ut përbën avantazh, por nuk është e detyrueshme.

Pozicioni është i përshtatshëm edhe për studentë të Informatikës, të sapodiplomuar apo kandidatë në fillimet e karrierës.

Çfarë ofrojmë?

  • Angazhim part-time me model pune hibrid.
  • Fleksibilitet në organizimin e punës.
  • Ambient pune kreativ dhe dinamik.
  • Mundësi për të fituar eksperiencë praktike në teknologji, AI dhe industrinë mediatike.
  • Hapësirë për të propozuar dhe testuar zgjidhje të reja teknologjike.

Apliko tani!

Nëse të pëlqen teknologjia, eksperimenton me AI dhe dëshiron të zhvillosh aftësitë e tua në një ambient mediatik dinamik, apliko përmes LinkedIn duke bashkëngjitur CV-në tënde.

Shembujt e projekteve personale ose website-eve që ke realizuar janë të mirëpritur.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4482510821/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 28/10/2026 · Skadon 27/12/2026

Punë të ngjashme