Përshkrimi
Njoftim Pune -Specialist IT
Fredi Electronics sh.p.k. , kompani me mbi 26 vite eksperiencë në fushën e teknologjisë dhe sistemeve elektronike, kërkon të punësojë Specialist IT për t'iu bashkuar ekipit tonë në Tiranë.
Kërkesat për kandidatin:
- Arsim në fushën e Informatikës, Teknologjisë së Informacionit ose degë të ngjashme.
- Njohuri bazë mbi kompjuterët, rrjetet LAN/Wi-Fi ,konfigurimin e pajisjeve IT dhe zgjidhjen e problemeve teknike.
- Aftësi për instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve IT.
- Dëshirë për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të zgjidhur probleme teknike.
Eksperienca e mëparshme nuk është e domosdoshme. Pranohen edhe të sapodiplomuar ose kandidatë pa eksperiencë pune.
Çfarë ofrojmë:
- Punësim me kohë të plotë.
- Trajnim dhe mbështetje profesionale.
- Mundësi zhvillimi në fushën e IT-së dhe sistemeve teknologjike.
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
- Pagë konkurruese sipas aftësive dhe kualifikimeve.
Vendndodhja: Tiranë
- Aplikimi: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në adresën e emailit të kompanisë: fredielectronics@gmail.com
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 12/10/2026 · Skadon 11/12/2026