Posto punë

Ballina / Punët / Inxhinieri i Linjës së Paisjeve të Prodhimit

Inxhinieri i Linjës së Paisjeve të Prodhimit

ATRONIX

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Pozicioni i Punës: Inxhinier/e i Linjës së Paisjeve të Prodhimit

Raporton tek: Drejtori i Teknologjisë dhe Prodhimit

Adresa: Rruga “Egnatia”, Kapanoni Nr. 48, ''Tirana Industrial Park'',pranë Megatek

Qëllimi i Pozicionit

Inxhinier/ja i/e Linjës së Paisjeve të Prodhimit është përgjegjës për të programuar, përshtatur, instaluar e mirëmbajtur makinerite e linjave të montimit, sistemet software të tyre, e që në tëresi përdoren për montimin e komponentëve elektronikë në bordet PCB, si dhe të gjithe makinerit ë apo paisjet që përdoren për testimin e kolaudimin e tyre.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Programon, inspekton, mirëmban dhe operon makinerite e linjave të montimit, të sistemeve software të tyre, e çdo paisje tjetër që përdoren për montimin e komponentëve elektronikë në bordet PCB, si dhe të gjithe makinerite apo paisjet që përdoren për testimin e kolaudimin e tyre.
  • Koordinon me Inxhinierët, punonjesit e të tjerë, dhe përfaqesuesit teknike të klientëve për të siguruar që projektet të përfundojnë sipas afateve, specifikimeve dhe cilësisë së kërkuar duke përdorur toolse si MS-Project, Gire etj.
  • Sigurohet që të gjitha pajisjet, operacionet dhe procedurat e punes se tij janë konform e përmbushin rregullat e shëndetit dhe sigurisë në punë si dhe te çdo procedure te miratuar ne kompani.
  • Kryen në kohe trainimet periodike dhe certifikimet që i kërkon pozicioni i punës.
  • Vëzhgon proceset e procedurat ekzistuese të punës dhe bën rekomandime të vazhdueshme për përmirësimin e tyre duke ndërhyre e zhvilluar procedura efektive për mirëmbajtjen, testimit dhe kontrollin e cilësisë.
  • Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes së paisjeve.
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të proceseve të punës.
  • Monitoron proceset e punës se linjave të asemblimit që ka nën varesi, sistemet software, stafin operator, dhe qëndron vigjilent për të identifikuar probleme të cilat i raporton ke Supervizori dhe tek CEO.
  • Përgatit raporte teknike duke mbledhur, analizuar dhe përmbledhur informacionet e marra.
  • Realizon prezantime teknike dhe përfaqëson kompaninë në konferenca, panaire, etj.

Kualifikimet dhe Aftësitë

  • Të ketë përfunduar Bachelor dhe/ose Master për Inxhinieri Elektronike, Mekanike, Elektrike, Mekatronike dhe Ing te tjera; Minimalisht duhet të ketë përfunduar ciklinin e parë të studimeve universitare e marre Diplomen Bachelor Inxhinier.
  • Të ketë eksperiencë pune, minimumi 2 vite e të përdore shumë mire programet Office;
  • Të ketë njohuri baze në Standartet ISO dhe ato IPC
  • Të njohe e të jete përdorues i mire programeve CAD inxhinierike dhe atyreve të manaxhimit të projekteve si GIRE etj.
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike dhe në përgatitjen e raporteve teknike;
  • Aftësi kompetente në leximin e datasheets të komponenteve elektronike dhe të standarteve të montimit të sistemeve elektronike;
  • Të zoterojë në nivel të mirë gjuhën Angleze dhe Italiane;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese si verbale ashtu edhe në të shkruar;
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe ndërveprimi me të tjerët.

Çfarë ofrojmë

  • Paketë kompensimi konkurruese e përcaktuar mbi bazën e përvojës dhe kompetencave profesionale;
  • Investim të vazhdueshëm në zhvillimin profesional, përmes trajnimeve të avancuara në standardet IPC dhe sistemet e menaxhimit të cilësisë ISO si edhe mbështetje për certifikime ndërkombëtare;
  • Mundësi reale për zhvillim dhe avancim në karrierë brenda kompanisë;
  • Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues, me fokus në cilësi, inovacion dhe përmirësim të vazhdueshëm të proceseve;
  • Politike HR të mirëpërcaktuar dhe afatgjatë për trajtimin financiar, me bonuse të mirepërcaktuara të performancës dhe arritjes së niveleve të karrieres në kompani.
  • Angazhim në projekte me kliente të medhenj ndërkombëtare duke punuar sipas standardeve me të fundit të industrisë së prodhimit elektronik.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale" .

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4475206533/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 09/10/2026 · Skadon 08/12/2026

Punë të ngjashme