Posto punë

Ballina / Punët / Inxhinieri Elektronik

Inxhinieri Elektronik

Euroasia Group

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Kompania jonë është në kërkim të një Inxhinieri Elektronik për t’iu bashkuar stafit tonë.

Kërkesat:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektronike ose në një fushë të ngjashme;
  • Njohuri të mira teknike dhe profesionale në fushën e elektronikës;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup;
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi të mira organizative;
  • Përvoja e mëparshme në pozicione të ngjashme përbën avantazh.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Projektimi, instalimi, mirëmbajtja dhe monitorimi i sistemeve dhe pajisjeve te karikimit.
  • Kontrolli dhe diagnostikimi i defekteve në pajisjet dhe sistemet e tyre.
  • Kryerja e testeve teknike dhe verifikimi i funksionimit korrekt të pajisjeve.
  • Mirëmbajtja parandaluese dhe korrigjuese e sistemeve elektronike te stacioneve te karikimit.
  • Leximi dhe interpretimi i skemave elektronike dhe dokumentacionit teknik.
  • Mbikëqyrja e instalimeve dhe ndërhyrjeve teknike në terren.
  • Identifikimi i problemeve teknike dhe gjetja e zgjidhjeve të përshtatshme.
  • Bashkëpunimi me ekipet teknike dhe departamentet e tjera për zgjidhjen e problematikave.
  • Përgatitja e raporteve teknike dhe dokumentacionit për punimet dhe ndërhyrjet e kryera.
  • Kontrolli i pajisjeve, materialeve dhe komponentëve elektronikë përpara instalimit dhe përdorimit.
  • Sigurimi që punimet të kryhen në përputhje me specifikimet teknike, standardet e sigurisë dhe procedurat e kompanisë.
  • Ndjekja e mirëmbajtjes dhe performancës së pajisjeve pas instalimit.
  • Komunikimi me furnitorët dhe teknikët për çështje që lidhen me pajisjet dhe komponentët elektronikë.
  • Mbështetja teknike gjatë implementimit të projekteve të kompanisë.
  • Kryerja e detyrave të tjera teknike që lidhen me pozicionin, sipas nevojave të kompanisë.

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në dhe kopjen e diplomës për shqyrtim.

Aplikimet mund të dërgohen në adresën: info@euroasiagroup-eg.com ose ne nr e tel 0685973562

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4462291824/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 08/09/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme