Posto punë

Ballina / Punët / Inxhinier/e Ndertimi Zyre (T&XH SHPK)

Inxhinier/e Ndertimi Zyre (T&XH SHPK)

Retail Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Nderto Karrieren tende me T&XH sh.p.k.

Në T&XH sh.p.k. po zgjerojmë ekipin teknik në Tiranë.

Kërkojmë një profesionist/e për pozicionin: Inxhinier/e Ndertimi Zyre

Nëse ke mbi 3 vite eksperiencë në sektorin e ndërtimit, je marre me kontrata te jashtme (FIDIC) dhe di te mbash nën kontroll kostot, afatet dhe dokumentacionin e një projekti, duam të të njohim.

Detyrat

  • Analizimi i projektit dhe detajimi i preventivit, për kalkulimin e kostos paraprake të objektit.
  • Hartimi i grafikut të detajuar të punimeve në bashkëpunim me Menaxherin e Projektit dhe ndjekja e ecurisë së tij.
  • Menaxhimi i devijimeve në projekt.
  • Kontrolli i zbatimit të punimeve në përputhje me standardet e kompanisë dhe KTZ.
  • Përpilimi i librezave të masave dhe i situacioneve pjesore, mujore e progresive.
  • Kontrolli i kostove dhe i përputhshmërisë së punimeve me preventivin.
  • Bashkëpunimi me strukturat përkatëse për përcaktimin dhe analizimin e kostove të projektit.
  • Përgatitja e specifikimeve dhe e metodologjisë për çdo proces pune.
  • Administrimi i pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes.
  • Hulumtimi i tregut për furnitorë dhe kontraktorë, negocimi dhe lidhja e kontratave të punimeve.
  • Përgatitja e dokumentacionit të projektit dhe e raporteve periodike mbi ecurinë e projekteve.
  • Ndjekja e procedurave në institucionet përkatëse.

Kualifikimet

  • Diplomë Bachelor dhe Master në Inxhinieri Ndërtimi (profili Ndërtim ose Transport).
  • Mbi 3 vite eksperiencë pune në sektorin e ndërtimit dhe të jetë marrë me kontrata te jashtme (FIDIC).
  • Zotërim i paketës MS Office, MS Project dhe AutoCAD.
  • Zotërim i gjuhëve të huaja (anglisht ose italisht).
  • Aftësi shumë të mira në kontroll, mbikëqyrje, raportim menaxherial dhe menaxhim të performancës.
  • Pjesëmarrja në kurse/trajnime profesionale përbën avantazh.

Tiranë | "Qendra e Biznesit Pajtoni", Rruga Dytësore Tiranë–Durrës, km 1

  • Afati i aplikimit: 31.10.2026

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4478985495/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 21/10/2026 · Skadon 20/12/2026

Punë të ngjashme