Posto punë

Ballina / Punët / Inxhinier/e Ndërtimi – Projektim

Inxhinier/e Ndërtimi – Projektim

Klar Sh.P.K

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  1. Vizaton, përpunon dhe detajon projektet konstruktive në të gjitha fazat e projektimit.

  2. Harton dhe përditëson vizatime teknike, plane, prerje dhe detaje konstruktive.

  3. Përgatit dokumentacionin teknik të nevojshëm për dorëzimin e projekteve.

  4. Përpunon detajet e armimit, elementeve të betonarmesuara dhe strukturave të tjera konstruktive.

  5. Kontrollon përputhshmërinë e dokumentacionit teknik me standardet dhe normativat në fuqi.

  6. Bashkëpunon me projektuesit dhe disiplinat e tjera për koordinimin teknik të projekteve.

  7. Kryen korrigjime dhe përditësime të dokumentacionit sipas kërkesave të projektuesit përgjegjës.

  8. Organizon, administron dhe arkivon dokumentacionin teknik.

  9. Merr pjesë në zgjidhjen e problematikave teknike gjatë procesit të projektimit.

  10. Respekton afatet e përcaktuara për realizimin e detyrave.

Kushtet Minimale të Pranimit

  1. Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.

  2. Njohuri shumë të mira në përdorimin e AutoCAD dhe programeve të tjera për hartimin e dokumentacionit teknik.

  3. Aftësi për leximin, interpretimin dhe përpunimin e vizatimeve konstruktive.

  4. Njohuri të standardeve, normativave dhe legjislacionit teknik në fushën e projektimit dhe ndërtimit.

  5. Aftësi në përgatitjen e detajeve konstruktive, tabelave të armimit, prerjeve dhe dokumentacionit teknik shoqërues.

  6. Aftësi për të punuar në grup dhe për të koordinuar punën me disiplinat e tjera të projektimit.

  7. Aftësi të mira organizative dhe menaxhim të kohës.

  8. Përgjegjshmëri, korrektësi profesionale dhe vëmendje ndaj detajeve.

Kualifikime të Preferuara

  1. Përvojë në përpunimin e projekteve betonarme.

  2. Njohuri në programe të analizës dhe projektimit strukturor.

  3. Përvojë në përgatitjen e dokumentacionit teknik për aplikime pranë institucioneve përkatëse.

  4. Njohuri të procedurave dhe praktikave bashkëkohore të projektimit konstruktiv.

*Te gjithë kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-ve do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.*

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”

Të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në në email-in : burimenjerezore@klar.al ose Easy Apply në LinkedIn.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4460727049/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 03/09/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme