Posto punë

Ballina / Punët / Inxhinier/e Kostoist

Inxhinier/e Kostoist

Progeen Construction

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Inxhinier Ndërtimi (Kostoist/Preventivues)

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Pozicioni : Inxhinier Ndërtimi (Kostoist/Preventivues)

Departamenti : Teknik (Zyrë)

Vendndodhja : Tiranë

Përmbledhja e Rolit :

Progeen po kërkon një Inxhinier/e Ndërtimi, që do të jetë pjesë e stafit teknik për ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë periodike, hartimin e preventivave, të analizave teknike të çmimeve për zërat përkatës, si dhe të punimeve shtesë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Parashikon buxhetin e projektit duke përllogaritur koston e punimeve për zërat e punimeve sipas preventivit dhe/ose të punimeve shtesë nëse lind e nevojshme gjatë zbatimit për rishikim projekti;
  • Analizon dhe kontrollon shpenzimet e projektit për të siguruar përputhje me buxhetin;
  • Përgatit dhe përditëson preventivat duke ju referuar çmimeve të tregut dhe kërkesave të projektit;
  • Përgatit analizat e çmimeve të tregut dhe kostos së punës, me qëllim optimizimin e planifikimit buxhetor të projektit;
  • Identifikon dhe vlerëson rreziqet e mundshme financiare që ndikojnë në koston e projektit dhe sugjeron masa parandaluese;
  • Llogarit koeficientet tekniko-ekonomik dhe jep asistencë në përgatitjen e buxhetit mujor, raporteve të kostove dhe cash-flow të punimeve;
  • Kontrollon dhe përgatit situacionet mujore, librezat e masave, analizat teknike të çmimeve të punimeve mbështetur në metodologjinë e punimeve;
  • Rakordon me Departamentin e Financës faturimet e nënkontraktorëve, analizat e kostove sipas qendrave përkatëse duke i ndjekur në mënyrë koherente me fazat e zbatimit të projektit.
  • Përgatit paketat financiare për pjesëmarrje në prokurime publike.
  • Përgatit paketat financiare për Dosjen Teknike Përfundimtare, Librezat e Masave dhe materialin grafik,
  • Tabela e punimeve që shtohen/zbriten +/-, Proces verbalet e punimeve që shtohen/zbriten, Preventivi As Built etj.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi/ Ekonomike/ Menaxhim Projektesh ose të fushave të ngjashme;
  • Eksperiencë e mëparshme në analizën e kostos për projekte të mëdha deri në 2 vjet;
  • Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  • Të jetë i aftë të menaxhojë dhe të punojë në grup;
  • Aftësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi;
  • Njohuri mbi standardet dhe normativet e ndërtimit;
  • Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office (specifikisht Excel), Autocad, etj.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit), direkt nga platforma LinkedIn ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.

“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Ligjit nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Departamenti: Departamenti i Teknikës

Vendodhja: Tiranë

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4468600391/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 17/09/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme