Përshkrimi
Përshkrim i Pozicionit
Inxhinieri i Ndërtimit është përgjegjës për suportin teknik gjatë te gjitha fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, me qëllim ruajtjen e standardeve, si dhe për të lehtesuar certifikimin e punimeve në fazën e dorëzimit të objektit.
Detyrat
- Analizimi i projektit dhe detajimi i preventivit, për të bërë të mundur kalkulimin e kostos paraprake të objektit.
- Menaxhimi i devijimeve në project. Përgatit, koordinon dhe menaxhon grafikun e punimeve dhe ndjekjen e ecurisë së tij.
- Kontrollon të gjitha fazat e zbatimit të punimeve në përputhje me standartet e kompanisë dhe KTZ.
- Përpilon librezat e masave dhe situacionet pjesore të proçeseve të punës.
- Menaxhon materialet e kompanisë dhe stafin ndihmës të kantierit dhe pjesën teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standartet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit.
- Përgatit specifikimet dhe metodologjinë për çdo proçes pune, pjesë të kontratave të sipërmarjes.
- Bashkëpunon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit.
- Përgatit sistematikisht të gjithë dokumentacionin e projektit.
- Siguron që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura duke mbikqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjitha kantieret.
- Përgatit raportet periodike në lidhje me ecurinë e projekteve.
- Hartimi i grafikut të detajuar të punimeve në bashkëpunim me menaxherin e Projektit.
- Hartimi i situacionit mujor dhe atij progresiv të objektit, duke mbajtur nën kontroll kostot, ecurinë e punimeve në kantier dhe përputhshmërine e tyre me preventivin.
- Hulumtimi i tregut për Furnitorë dhe Kontraktorë, negocimi dhe lidhja e kontratave te punimeve.
- Ndjekja e proçedurave të lidhura me industrinë e ndërtimit në institucionet përkatëse.
Kualifikimet / Kërkesat
- Diplomë universitare dhe pas universitare në Inxhinieri Ndërtimi Minimumi 5 vjet përvojë pune në sektorin e ndërtimit
- Zotërim i Paketës MS Office, MS Project dhe Autocad
- Zotërim i gjuhëve të huaja (anglisht ose italisht)
- Pjesëmarrja në kurse/trajnime profesionale përbën avantazh
- Aftësi shumë të mira në kontroll, mbikqyrje, raportim menaxherial, menaxhim performance.
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 22/10/2026 · Skadon 21/12/2026