Posto punë

Ballina / Punët / Inxhinier për Kontrollin e Cilësisë (QC Engineer)

Inxhinier për Kontrollin e Cilësisë (QC Engineer)

IXHEM SHPK

Punë Durrës Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

I.XH.E.M sh.p.k.

, kërkon të punësojë Inxhinier për Kontrollin e Cilësisë së Parafabrikateve (QC Engineer)

, i cili do të jetë përgjegjës për kontrollin teknik të elementeve gjatë gjithë procesit të prodhimit, duke garantuar përputhshmërinë e tyre me projektet, specifikimet teknike dhe standardet e cilësisë së kompanisë.

Detyrat kryesore:

  • Kontrollon armaturën, kallëpet, insertet dhe rezervimet përpara betonimit.
  • Verifikon përputhshmërinë e elementeve me projektet teknike dhe autorizon betonimin vetëm pasi të jenë përmbushur të gjitha kriteret e kontrollit.
  • Kryen kontrollin e elementeve pas betonimit, duke verifikuar dimensionet, cilësinë e sipërfaqes dhe praninë e defekteve.
  • Identifikon, regjistron dhe raporton elementet jo-konformë dhe ndjek procesin e riparimit të tyre.
  • Monitoron zbatimin e procedurave të kontrollit të cilësisë gjatë procesit të prodhimit.
  • Përgatit raportet teknike dhe dokumentacionin përkatës mbi kontrollin e cilësisë.
  • Bashkëpunon me Drejtorin e Fabrikës, Inxhinierët e Zbatimit/Projektimit dhe ekipin e prodhimit për zgjidhjen e problematikave teknike.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Përvojë pune në kontroll cilësie, zbatim ose prodhim të elementeve të betonit përbën avantazh.
  • Aftësi në leximin dhe interpretimin e projekteve teknike.
  • Njohuri mbi armaturën, betonin, kallëpet dhe procesin e prodhimit të parafabrikateve.
  • Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikimi.
  • Njohuri në përdorimin e paketës Microsoft Office.

Adresa: Vrrine, Sektor Rinia Durrës .

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 për Mbrotjen e të Dhënave Personale

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-p%C3%ABr-kontrollin-e-cil%C3%ABsis%C3%AB-qc-engineer-at-ixhem-shpk-4437668993

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 14/07/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme