Posto punë

Ballina / Punët / Inxhinier Ndërtimi Zyre

Inxhinier Ndërtimi Zyre

Ecommerce-Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

PROGEEN  sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.

Pozicioni: Inxhinier Ndërtimi Zyre

Vendndodhja:  Tiranë

Përmbledhja e pozicionit:  Inxhinier Ndërtimi Zyre është përgjegjës për menaxhimin, organizimin dhe shpërndarjen e të gjitha dokumenteve të projektit në mënyrë të saktë, të sigurt dhe në kohë. Roli përfshin sigurimin që të gjitha dokumentet të jenë në përputhje me standardet e kompanisë, kërkesat e klientit dhe rregulloret ligjore, si dhe mbajtjen e një sistemi efikas arkivimi dhe gjurmimi.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Regjistrimi, kontrolli dhe shpërndarja e dokumenteve hyrëse dhe dalëse të projektit (teknike, administrative, kontraktuale);
  • Ruajtja e rendit dhe përditësimit të të gjitha versioneve të dokumenteve për të shmangur gabime dhe mospërputhje;
  • Mirëmbajtja e një sistemi efikas arkivimi (fizik dhe elektronik) që lejon gjetjen e çdo dokumenti në kohë reale;
  • Sigurimi që dokumentet përputhen me formatet dhe standardet e përcaktuara nga kompania;
  • Koordinimi me departamentet e tjera për marrjen dhe shpërndarjen e informacionit të nevojshëm;
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi statusin e dokumenteve dhe dorëzimet;
  • Ruajtja e konfidencialitetit dhe integritetit të dokumentacionit;
  • Trajnimi i stafit për përdorimin e procedurave dhe sistemeve të menaxhimit të dokumenteve.

Kualifikimet dhe Aftësi të tjera:

  • Diplomë universitare (preferohet në inxhinieri ose fusha të ngjashme);
  • Eksperiencë mbi 3 vite në pozicionin e kërkuar ose në role të ngjashme;
  • Njohuri të mira të procedurave të menaxhimit të dokumenteve në fushën e ndërtimit;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe platformave për menaxhim dokumentesh;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Përfitimet:

  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
  • Përfshija në projekte sfiduese;
  • Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
  • Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-nd%C3%ABrtimi-zyre-at-ecommerce-albania-4356520540

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 28/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme