Përshkrimi
Inxhinieri Mekanik është përgjegjës për projektimin, mbikëqyrjen dhe zbatimin e sistemeve mekanike në objekt, si sistemet HVAC (ngrohje, ventilim dhe ajër i kondicionuar), instalimet hidraulike dhe sistemet e tjera teknike. Ai siguron që të gjitha instalimet të realizohen sipas projektit, standardeve teknike dhe kërkesave funksionale të objektit.
Detyrat
- Kontrollon përputhshmërinë e vizatimeve MEP me projektin arkitektonik dhe strukturor (kalimet e tubacioneve/kanaleve, hapjet, lartësitë e tavaneve, koordinimi me elementet strukturore);
- Verifikon në kantier që instalimet mekanike (HVAC, tubacione, pajisje) zbatohen sipas projektit dhe nuk krijojnë konflikte me strukturën dhe arkitekturën, duke koordinuar çdo ndryshim të nevojshëm me disiplinat përkatëse;
- Mbikëqyr instalimin e sistemeve mekanike në kantier;
- Siguron zbatimin korrekt të projekteve mekanike;
- Koordinon punën me inxhinierët e disiplinave të tjera dhe ekipet në terren;
- Kontrollon cilësinë e materialeve dhe të instalimeve;
- Ndjek progresin e punimeve dhe përputhshmërinë me afatet;
- Identifikon dhe zgjidh problematika teknike gjatë zbatimit;
- Merr pjesë në testimin dhe vënien në punë të sistemeve.
Kualifikimet
- Diplomë në Inxhinieri Mekanike
- Njohuri të sistemeve HVAC, hidraulike dhe instalimeve teknike
- Aftësi në leximin dhe interpretimin e projekteve mekanike
- Njohuri në programe teknike (AutoCAD, ose të ngjashme)
- Aftësi të mira organizimi dhe komunikimi
- Përvojë në kantier (Avantazh)
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-mekanik-palase-mabetex-group-at-asel-albania-4431086156
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 29/06/2026 · Skadon 19/01/2027