Posto punë

Ballina / Punët / Inxhinier Elektrik (Menaxher Projektesh - Smart Systems & Automation)

Inxhinier Elektrik (Menaxher Projektesh - Smart Systems & Automation)

Smart Home Albania

Punë Tiranë Shqipëria Ndërtim dhe patundshmëri

Përshkrimi

Smart Home & Automation

Po kërkojmë një Inxhinier Elektrik / Menaxher Projektesh që do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin teknik të projekteve tona, nga momenti i konfirmimit deri në dorëzimin përfundimtar te klienti.

DETYRAT

  • Menaxhon portofolin e projekteve të caktuara.
  • Ndjek të gjithë procesin teknik pas konfirmimit të projektit dhe është përgjegjës deri në dorëzimin përfundimtar.
  • Koordinon ekipet e instalimit dhe siguron cilësinë e punimeve në terren.
  • Monitoron ecurinë e projekteve dhe adreson problematikat teknike gjatë implementimit.
  • Trajnon klientët për përdorimin e sistemeve të instaluara.
  • Mban komunikim me klientët edhe pas dorëzimit të projektit, për të siguruar funksionimin korrekt të sistemeve dhe qartësi në përdorimin e tyre.
  • Koordinon me ekipet e brendshme dhe palët e përfshira për realizimin e projekteve sipas standardeve dhe afateve të përcaktuara.
  • Raporton pranë drejtuesit të departamentit.

KUALIFIKIMET

  • Diplomë në Inxhinieri Elektrike .
  • Minimumi 2–3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
  • Eksperiencë në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve në terren.
  • Aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve dhe koordinimin ndërmjet palëve.
  • Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe menaxhuese.
  • Leje drejtimi.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Eksperienca në kompani me profil të ngjashëm ose njohuritë mbi Smart Home, Building Automation, BMS, sisteme elektrike apo automatizimi konsiderohen avantazh.

ÇFARË OFROJMË

  • Mundësi reale për zhvillim profesional dhe rritje brenda një kompanie inovative me potencial të lartë zhvillimi.
  • Ambient pune dinamik dhe mbështetje për zhvillimin e aftësive teknike, drejtuese dhe menaxheriale.
  • Pagë konkurruese, e shoqëruar me bonuse performance dhe projektesh .
  • Automjet kompanie për realizimin e detyrave të punës.
  • Trajnime të vazhdueshme teknike dhe profesionale.
  • Mundësi për të punuar me teknologji dhe sisteme bashkëkohore të automatizimit.

📩 Apliko duke dërguar CV-në në:

hr@smarthome.al

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4462160708/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 02/09/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme