Posto punë

Ballina / Punët / Inxhiner Elektrik

Inxhiner Elektrik

Matrix Konstruksion

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Titulli i Pozicionit: Inxhinier elektrik, Profil Energjetikë

I raporton: Menaxherit të Projektit dhe Kryeinxhinierit

Lloji i Punës: Kohë e plotë

Matrix Konstruksion është një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri, e themeluar në vitin 1995, rreth vizionit për të promovuar zhvillimin urban, infrastrukturor dhe energjetik në Shqipëri. Kompania ka një portofol të gjerë dhe është e specializuar në ndërtime civile dhe real estate, turizëm elitar, infrastrukturë dhe transport, si dhe energji e ripërtëritshme.

www.matrixkonstruksion.com

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Mbikëqyr kontraktorët për mbarëvajtjen e projekteve të tensionit të lartë, ku përfshihen nënstacionet, linja dhe pika e lidhjes deri në tensionin 220 kV .
  • Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në të gjitha fazat, nga projekt-ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar.
  • Planifikon, organizon dhe mbikëqyr punën e inxhinierëve dhe specialistëve elektrikë, në zyra dhe në kantier.
  • Angazhohet dhe bën vlerësimin teknik për fazat e projektimit, si dhe oponencën teknike lidhur me projektin.
  • Vlerëson dhe rishikon koston e projekteve elektrike.
  • Harton raporte të detajuara të projektit, duke përfshirë ecurinë e tij, identifikimin e problemeve dhe planet e zgjidhjes.
  • Mban dokumentacionin e plotë inxhinierik, duke përfshirë vizatimet, raportet teknike, specifikimet teknike dhe llogaritjet përkatëse.
  • Kryen testime dhe inspektime në pajisjet elektrike për të siguruar funksionimin e duhur dhe përputhshmërinë me specifikimet dhe rekomandon ndryshime të mundshme.
  • Identifikon defektet dhe zbaton masa korrigjuese për të zgjidhur problemet elektrike .
  • Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së Sigurimit Teknik në lidhje me instalimet elektrike .
  • Kontrollon dhe siguron që stafi zbaton rregulloren e Sigurimit Teknik.

KËRKESAT/ KUALIFIKIMET:

  • Të zotërojë diplomë në nivel Bachelor dhe / ose Master Shkencor / Profesional ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR në Inxhinieri Elektrike - Profili Energjetikën .
  • Të ketë përvojë pune më shumë se 5 vite në projektimin dhe zbatimin e projekteve energjetike të tensionit të lartë.
  • Të zotërojë licencë profesionale individuale (përbën avantazh) .
  • Të ketë njohuri shumë të mira të tensionit të lartë dhe përvojë në projektimin e nënstacioneve dhe të linjave deri në 220 kV .
  • Të ketë eksperiencë në testimin dhe komisionimin e pajisjeve të tensionit të lartë .
  • Njohuri shumë të mira në teknologjitë e energjisë së ripërtëritshme si energjia diellore, era ose uji .
  • Njohuri shumë të mira dhe të zbatojë me rigorozitet standardet IEC, Eurocode (normat e projektimit) .
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, dhe /ose gjuhë të huaja të tjera të Bashkimit Evropian .
  • Aftësi shumë të mira menaxhimi, planifikimi dhe organizimi .
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të gjetur zgjidhje .
  • Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës .
  • Të ruajë konfidencialitetin e informacionit në punë .
  • Etikë pune dhe integritet, në respektim të standardeve të Shoqërisë.

Orari i punës:

E Hënë – E Premte: 08:45-17:30

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

* Të dhënat e kandidatëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në zbatim të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV-në dhe 2 referenca në adresën e email-it hr@matrixkonstruksion.com ose në faqen tonë në LinkedIn.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhiner-elektrik-at-matrix-konstruksion-4382765914

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 12/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme