Përshkrimi
Rreth Lagardère Travel Retail
Lagardère Travel Retail është një nga operatorët lider në nivel botëror në sektorin e travel retail, duke menaxhuar dyqane, koncepte ushqimi dhe pijesh, si dhe shërbime të tjera tregtare në aeroporte, stacione hekurudhore dhe qendra të tjera udhëtimi në më shumë se 40 vende.
Qëllimi i Pozicionit
Inventarizuesi është përgjegjës për monitorimin, kontrollin dhe mirëmbajtjen e inventarit, duke siguruar që produktet të jenë të regjistruara, të sistemuara dhe të evidentuara me saktësi.
Roli përfshin kontrollin periodik të stokut, përditësimin e të dhënave të inventarit, evidentimin dhe analizimin e diferencave, si edhe bashkëpunimin me ekipet operacionale për të garantuar saktësinë e inventarit dhe disponueshmërinë e produkteve .
Do të vlerësohen vetëm kandidatët që kanë eksperiencë direkte si Inventarizues, me të paktën 2–3 vite përvojë në këtë rol. Nuk do të merren në konsideratë kandidatë me eksperiencë vetëm si magazinier apo ekonomist.
Detyrat
- Evidenton, inventarizon dhe sistemon produktet sipas procedurave të kompanisë.
- Kryen inventarizime periodike dhe kontrolle fizike të stokut.
- Kryen kontrolle cilësie dhe evidenton produktet që nuk përmbushin standardet e kërkuara.
- Përditëson inventarin dhe siguron që të dhënat në sistem të jenë të sakta dhe të përditësuara.
- Raporton, analizon dhe ndjek mospërputhjet e inventarit, duke identifikuar shkaqet dhe propozuar masa korrigjuese.
- Përgatit dhe prezanton raporte javore, mujore dhe vjetore mbi inventarin dhe diferencat e evidentuara.
- Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera për të garantuar saktësinë e inventarit dhe përmirësimin e proceseve operacionale.
Kualifikimet
- Minimumi 2–3 vite eksperiencë direkte si Inventarizues , e fituar në kompani që menaxhojnë një numër të lartë kodesh produktesh (SKU) dhe operojnë në mjedise dinamike me volum të lartë aktiviteti .
- Eksperiencë në përdorimin e SAP për menaxhimin e inventarit dhe të sistemit Plameri . Njohja e sistemeve të tjera ERP përbën avantazh.
- Aftësi të provuara në menaxhimin e stokut, analizimin e diferencave dhe zgjidhjen e problematikave komplekse të inventarit .
- Aftësi shumë të mira organizative dhe në menaxhimin e kohës , me gatishmëri për të punuar edhe gjatë natës, sipas nevojave operacionale.
- Eksperiencë në përgatitjen dhe prezantimin e raporteve javore, mujore dhe vjetore , me aftësi të mira analitike, vëmendje ndaj detajeve dhe përgjegjshmëri në administrimin dhe kontrollin e inventarit.
- Njohuri të gjuhës angleze në nivel B2 , me aftësi të mira komunikimi verbal dhe me shkrim.
Kushtet e Punës
Vendndodhja: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA)
Orari: Full-Time, 40 orë në javë
E Hënë – E Premte
Orari: 09:00 - 17:00, me fleksibilitet sipas nevojave te kompanise.
Çfarë Ofrojmë
- Kontratë të përhershme pune sipas Kodit të Punës.
- Pagë konkurruese.
- Bonus vjetor në bazë performance.
- 22 ditë leje vjetore të paguara.
- Vakt ushqimi i ofruar nga kompania.
- Transport Tiranë–Rinas / Rinas–Tiranë.
- Sigurim privat shëndetësor.
- Ambient pune dinamik dhe ndërkombëtar.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe ngritjeje në karrierë.
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 09/10/2026 · Skadon 08/12/2026