Përshkrimi
Përshkrimi i kompanisë
Qendra e Teknologjisë Tiranë (TCT) është një qendër e formimit profesional në fushën e teknologjisë së informacionit, që ofron kurse të licencuara dhe trajnime praktike, të orientuara drejt kërkesave të tregut të punës. Qendra ka 11 vite q ë trajnon në fushat: IT, Programim, DATA, Design & Marketing.
Përshkrimi i pozicionit
TCT kërkon një instruktor/e të Dizajnit Grafik për zhvillimin e trajnimeve praktike në fushën e dizajnit grafik, krijimit të logove, identitetit vizual dhe m ë s ë shumti krijimit dhe përpunimit të imazheve p ër online dhe print . Kandidati/ja do të përgatisë materialet mësimore, do të udhëheqë projektet praktike dhe do të vlerësojë progresin e kursantëve, duke siguruar përputhjen e trajnimit me kërkesat e tregut të punës.
Një grup trajnimi zgjat 10 javë, zhvillohet dy herë në javë, orari 18:30-21:00 dhe ka kohë pushim nga një grup tek tjetri.
Kualifikimet
Njohuri dhe aftësi të mira në dizajn grafik, krijimin e logove dhe identitetin vizual (branding).
Njohuri në përdorimin e Adobe Photoshop, Illustrator ose programeve ekuivalente.
Aftësi për të zhvilluar mësim praktik dhe për të udhëhequr projekte.
Aftësi të mira komunikimi.
Pëmbledhje
Trajnimi i t ë rinjve është një punë e kënaqshme, komunikuese, shoqërore dhe ju mundëson të ardhura mujore shtesë.
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 13/10/2026 · Skadon 12/12/2026