Posto punë

Ballina / Punët / Instructor

Instructor

Edumind Academy

Punë Shkup Maqedonia e Veriut Tjetër

Përshkrimi

Je i/e apasionuar pas mësimdhënies dhe teknologjisë ?

Edumind Academy po zgjeron ekipin akademik dhe kërkon instruktorë të motivuar dhe të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në rritje.

Rreth Edumind

Edumind Academy është një institucion arsimor i specializuar në Teknologjinë e Informacionit (IT) , i përkushtuar në ofrimin e arsimit cilësor dhe praktik për fëmijë, adoleshentë dhe studentë. Ne zhvillojmë programe të strukturuara dhe të orientuara drejt aftësive reale të tregut , duke kombinuar njohuritë teorike me aplikimin praktik në fusha si programimi, zhvillimi i uebit dhe teknologjitë moderne. Misioni ynë është të fuqizojmë brezin e ri me kompetenca digjitale të forta dhe t’i përgatisim ata për sukses akademik dhe profesional në botën e teknologjisë.

Pozita: Instruktor (On-site)

Instruktori në Edumind Academy do të jetë përgjegjës për planifikimin dhe zhvillimin e orëve mësimore, ofrimin e mbështetjes akademike për nxënësit, si dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të përmbajtjes mësimore, në dy lokacionet tona në Çair dhe Saraj (Shkup).

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Planifikimi dhe zhvillimi i orëve mësimore efektive dhe të strukturuara
  • Përgatitja dhe përshtatja e materialeve mësimore sipas programeve përkatëse
  • Udhëheqja dhe mentorimi i nxënësve në projekte individuale dhe grupore
  • Monitorimi dhe vlerësimi i progresit të nxënësve
  • Ofrimi i feedback-ut konstruktiv dhe mbështetjes akademike
  • Administrim dhe menaxhim profesional i klasave të caktuara
  • Bashkëpunimi me ekipin akademik për përmirësimin e metodologjisë dhe përmbajtjes
  • Pjesëmarrja në trajnime dhe aktivitete të zhvillimit profesional për përditësim me teknologjitë e reja

Kriteret e Aplikimit

Kriteret varen nga programi trajnues që do të zhvillohet:

  1. Trajnimi "Bota e IT-së për Fëmijë" (për moshat 8–12 vjeç)
  • Diplomë në Inxhinieri Softuerike ose fusha të ngjashme
  • Njohuri të avancuara në: Scratch, App Inventor, Code.org
  • Njohuri të mira në Python
  • Njohuri në platforma të dizajnit digjital si: Canva, Adobe Express (ose të ngjashme)
  • Përvoja e mëparshme në ligjërim dhe/ose mësimdhënie përbën avantazh.
  1. Trajnimi "Bazat e Uebit" (për moshat 13-16 vjeç)
  • Diplomë në Inxhinieri Softuerike ose fusha të ngjashme
  • Njohuri të avancuara në: HTML, CSS, JavaScript, SQL, C#, .NET
  • Njohuri në React ose framework-e të ngjashme përbëjnë avantazh
  • Përvoja e mëparshme në ligjërim dhe/ose mësimdhënie përbën avantazh.

Aplikimi:

Të interesuarit ftohen të aplikojnë drejtpërdrejt përmes LinkedIn. Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për hapat e mëtejshëm të procesit të përzgjedhjes.

Burimi: https://mk.linkedin.com/jobs/view/instructor-at-edumind-academy-4350915977

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 03/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme