Posto punë

Ballina / Punët / Information Technology Support Specialist

Information Technology Support Specialist

Heb's Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

HEB’S ALBANIA PO KËRKON IT SUPPORT

Heb’s Albania është në kërkim të një IT Support për t’iu bashkuar ekipit tonë në Tiranë.

Përgjegjësitë kryesore:

• Ofrimi i suportit teknik për pikat Heb’s dhe zyrat qendrore;

• Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e kompjuterëve, printerëve dhe pajisjeve të tjera IT;

• Suport dhe monitorim për sistemet POS, KDS, kioskat dhe pajisjet e lidhura me operacionet e pikave;

• Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve me rrjetin, internetin dhe pajisjet teknike;

• Koordinimi per zgjidhjen e problematikave;

• Ndjekja dhe dokumentimi i problematikave teknike deri në zgjidhjen e tyre.

Kërkesat:

• Arsim ose eksperiencë në IT, Informatikë apo fusha të ngjashme;

• Njohuri të mira të hardware, software dhe rrjeteve;

• Aftësi për diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike;

• Gatishmëri për ndërhyrje teknike në pikat Heb’s kur është e nevojshme;

• Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe përgjegjshmëri në punë;

• Eksperienca në suport IT për retail, restorante apo sisteme POS përbën avantazh.

📍 Lokacioni: Tiranë, Shqipëri

🏢 Kompania: Heb’s Albania

  • Nëse je i/e interesuar të bëhesh pjesë e ekipit tonë, dërgo CV-në tënde duke specifikuar në subjekt pozicionin “IT Support”, në emailin elita.cermjani@hebs.com

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4461004844/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 30/08/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme