Posto punë

Ballina / Punët / Human Resources Specialist

Human Resources Specialist

Klimateknika

Punë Tiranë Shqipëria Prodhim

Përshkrimi

Klimateknika Group kërkon të zgjerojë ekipin me një Human Resources Specialist , i cili do të ketë një rol aktiv në administrimin dhe zhvillimin e proceseve të burimeve njerëzore, duke mbështetur njëkohësisht menaxhmentin dhe punonjësit në çështjet që lidhen me organizimin, performancën dhe zhvillimin e stafit.

Përgjegjësitë kryesore:

·       Menaxhimi i procesit të rekrutimit, nga publikimi i vendeve vakante deri në përzgjedhjen dhe integrimin e kandidatëve;

·       Administrimi i dokumentacionit të punonjësve dhe mirëmbajtja e dosjeve të personelit;

·       Përgatitja dhe ndjekja e kontratave të punës, ndryshimeve kontraktuale, lejeve dhe evidencave të stafit;

·       Koordinimi i proceseve të onboarding dhe offboarding;

·       Mbështetja në proceset e vlerësimit të performancës, zhvillimit profesional dhe trajnimeve;

·       Hartimi dhe zbatimi i politikave dhe procedurave të brendshme të burimeve njerëzore;

·       Ofrimi i mbështetjes për menaxhmentin në çështje që lidhen me marrëdhëniet e punës dhe administrimin e stafit;

·       Sigurimi i përputhshmërisë së proceseve të HR me legjislacionin shqiptar të punës;

·       Kontributi në forcimin e kulturës organizative dhe angazhimit të punonjësve.

Kërkesat për pozicionin:

·       Diplomë universitare Administrim Biznesi, Menaxhim, Juridik, ose fusha të ngjashme;

·       Eksperiencë e mëparshme profesionale në këtë fushë;

·       Njohuri të mira të legjislacionit të punës dhe praktikave të administrimit të personelit;

·       Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe ndërpersonale;

·       Integritet profesional, konfidencialitet dhe vëmendje ndaj detajeve;

·       Aftësi për të menaxhuar disa procese dhe prioritete në mënyrë të strukturuar;

·       Njohuri shumë të mira të Microsoft Office;

·       Njohja e gjuhës angleze në nivel të mirë.

Vendndodhja: Tiranë

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre, në info@ebinvest.al duke specifikuar në subjektin e aplikimit: “Human Resources Specialist” .

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistës.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4473625134/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 06/10/2026 · Skadon 05/12/2026

Punë të ngjashme