Përshkrimi
🚀 Po kërkojmë një Menaxher të Burimeve Njerëzore
📍 Vendndodhja: Tiranë
🏢 Departamenti: Administratë
Rreth rolit:
Po kërkojmë një profesionist/e të motivuar që të udhëheqë funksionin e Burimeve Njerëzore dhe të mbështesë drejtuesit në menaxhimin dhe zhvillimin e stafit. Ky rol ka një ndikim të drejtpërdrejtë në mirëfunksionimin e organizatës dhe zhvillimin e saj.
Çfarë do të bëni:
- Udhëhiqni dhe përmirësoni proceset e Burimeve Njerëzore
- Mbështesni drejtuesit në çështje që lidhen me stafin
- Menaxhoni politikat dhe procedurat e BNJ-së
- Mbikqyrni rekrutimin dhe integrimin e punonjësve të rinj
- Menaxhoni marrëdhëniet e punës
- Përdorni analiza për të mbështetur vendimmarrjen
- Udhëhiqni iniciativa dhe procese organizative
Eksperienca juaj:
- Përvojë minimale 3 vite në Burime Njerëzore, preferohet në role drejtuese
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit të punës
- Aftësi shumë të mira organizimi dhe menaxhimi të kohës
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi
- Integritet dhe korrektësi në trajtimin e çështjeve të punës
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë iniciativa
- Qasje praktike dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve
Kush jemi ne?
Communication Progress sh.p.k (www.commprog.com) është themeluar në vitin 1998 dhe operon në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, duke ofruar zgjidhje të avancuara për organizata publike dhe private. Ne jemi të fokusuar në inovacion dhe në ndërtimin e zgjidhjeve që sjellin vlerë reale për klientët tanë.
Pse të na zgjidhni ne?
🚀 Pjesë e një ekipi profesionistësh ndër më të mirët në treg
📈 Mundësi reale për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë
🎯Rol me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e organizatës
👏 Vlerësim i drejtë dhe i matshëm i performancës
Si të aplikoni:
Dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në subjekt të:
🗓 Afati i aplikimit: 15 Prill 2026
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/human-resources-manager-at-communication-progress-4388087102
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 25/03/2026 · Skadon 19/01/2027