Posto punë

Ballina / Punët / Help Desk Operator

Help Desk Operator

Telelink Infra

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Titulli i Rolit: Operator/e (Help Desk)

Departamenti: Fix Network

Raporton tek : Menaxheri Projektit

Vendi i punës: Vlore, Shqipëri

Lloji i punës: Kohë e plotë

Në Telelink Infra, ne mirëpresim si profesionistët me përvojë, ashtu edhe ata të rinj me ide të freskëta — të gjithë të bashkuar nga dëshira për t’i kthyer idetë ambicioze në realitet. Nëse dëshironi të ndërveproni me klientët dhe të mbështesni proceset e biznesit në një kompani lider në industrinë e telekomunikacionit, ky është momenti juaj për të shkëlqyer.

Rreth Pozicionit

Po kërkojmë një Operator/e të motivuar dhe të aftë, i/e cili/a do të menaxhojë komunikimin me klientët, kërkesat administrative dhe do të ofrojë mbështetje teknike bazike. Kandidati i ideal do të jetë i përkushtuar, me orientim drejt zgjidhjes së problemeve dhe i gatshëm të luajë një rol kyç në sigurimin e një përvoje pozitive për klientët tanë.

Detyrat kryesore:

  • Përgjigjja dhe trajtimi i thirrjeve telefonike, email-eve dhe kanaleve të tjera të komunikimit nga klientët.
  • Identifikimi dhe dokumentimi i problemeve të klientëve dhe eskalimi i çështjeve prioritare te menaxhmenti i lartë ose ekipet teknike.
  • Ofrimi i udhëzimeve dhe zgjidhjeve teknike për përdoruesit, përfshirë instalime, konfigurime dhe përdorim të softuerëve të kompanisë.
  • Monitorimi dhe ndjekja e tiketave në sistemin e Help Desk-it për të siguruar zgjidhje të shpejta dhe të sakta.
  • Bashkëpunimi me ekipet teknike për diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve të avancuara.
  • Mbajtja e dokumentacionit dhe raporteve të aktiviteteve ditore, si dhe përmirësimi i procedurave të mbështetjes.
  • Sigurimi i një përvoje pozitive për klientët duke komunikuar në mënyrë profesionale dhe të qartë.

Kualifikimet:

  • Arsim i mesëm ose i lartë; arsimi profesional në IT ose Telekomunikacion përbën avantazh.
  • Eksperiencë e mëparshme në shërbim ndaj klientit ose mbështetje teknike është e dëshirueshme.
  • Aftësi të forta komunikimi dhe ndërveprimi me klientët.
  • Njohuri kompjuterike bazë (MS Office); njohuri mbi sistemet e menaxhimit të Help Desk-it përbën avantazh.
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe menaxhimin e situatave të ndryshme.
  • Përshtatshmëri dhe gatishmëri për të punuar në një ambient me ritëm të shpejtë.
  • Aftësi për të punuar si individualisht ashtu edhe në ekip.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, të shkruar dhe të folur përbën avantazh.

Aplikoni sot për të qenë pjesë e ndërtimit të të ardhmes së infrastrukturës dhe telekomunikacionit!

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në:  HRAlbania@telelinkinfra.com  ose të kontaktojnë në numrin: +355 68 802 3038

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/help-desk-operator-at-telelink-infra-4349610387

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 10/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme