Posto punë

Ballina / Punët / Group Marketing Lead

Group Marketing Lead

Catalys AI

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Një klient që bashkëpunojmë ngushtë, kompani leader ne tregun e maskerinave transparente ne Shqiperi, aktualisht është në kërkim të një Marketing Lead që t'i bashkohet ekipit drejtues dhe të ndërtojë funksionin e marketingut nga e para.

Kompania: iClear Group

Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Lloji i Angazhimit: Me kohë të plotë

Rreth iClear Group

iClear® është lider në fushën e ortodoncisë digjitale në Shqipëri, i dedikuar për të ofruar buzëqeshje të përsosura përmes teknologjisë inovative të aligner-ave transparentë. Misioni ynë është të transformojmë eksperiencën ortodontike, duke ofruar një alternativë estetike, komode dhe efektive ndaj metodave tradicionale. Ne besojmë se një buzëqeshje e bukur rrit vetëbesimin dhe jemi krenarë që i suportojmë doktorrët të ndihmojnë pacientët të arrijnë këtë qëllim.

Përmbledhja e Rolit

iClear Group në kërkim të një Marketing Lead vizionar dhe me pasion, i cili do të jetë personi i parë dhe kyç në themelimin dhe ndërtimin e funksionit të marketingut në iClear Group. Ky është një rol strategjik dhe një mundësi unike për të ndërtuar nga e para funsionin e marketingut të një marke në rritje të shpejtë.

Si Marketing Lead, ti do të jesh pjesë e ekipit drejtues të kompanisë dhe do të punosh ngushtë me lidershipin për të formësuar të ardhmen e brandit dhe kompanisë. Do të kesh mbështetjen dhe udhëzimin strategjik nga një Fractional CMO, duke të dhënë mundësinë të zhvillohesh profesionalisht dhe të kesh një impakt real në suksesin e kompanisë.

Përgjegjësitë Kryesore

  • Zhvillimi i Strategjisë së Marketingut: Të ndërtosh dhe zbatosh një strategji marketingu të integruar (online dhe offline) që pozicionon productin ne treg, rrit brand awareness, gjeneron klientë të rinj pa harruar fokusin te klientët ekzistues.
  • Menaxhimi i Marketingut: Të menaxhosh dhe të drejtosh të gjitha kanalet duke përfshire kanalet dixhitale dhe prezencën online por duke u fokusuar edhe në kanalet dhe aktivitete offline, perfshi eventet dhe bashkëpunimin e ngushtë me Albanian Aligners Academy.
  • Krijimi i Përmbajtjes: Të zhvillosh dhe menaxhosh një kalendar editorial dhe content strategy që rezonojnë me audiencën tonë target.
  • Menaxhimi i Markës (Brand Management): Zhvillimi dhe krijimi i value proposition, mesazhit dhe pozicionimit dhe të sigurohesh që identiteti dhe mesazhet e markës iClear të jenë konsistente, dhe të përditësuara për tu përdorur në të gjitha pikat e kontaktit me klientin.
  • Analizë dhe Raportim: Të monitorosh, masësh dhe raportosh performancën e marketingut duke përdorur raporte te strukturuara dhe të optimizosh strategjitë bazuar në të dhëna.
  • Bashkëpunimi me Ekipin: Si pozicion lideri do duhet të punosh ngushtë me pjesën tjetër të lidershipit për përmbushjen e nevojave të marketingut dhe kryesisht me atë të shitjeve për të krijuar materiale marketingu që mbështesin procesin e shitjes.
  • Rekrutimi dhe Menaxhimi i Skuadrës së Marketingut: Rekrutimi, menaxhimi dhe mbajtja e një atmosfere pozitive që incentivon produktivitetin dhe mirëqënien e skuadrës.
  • Menaxhimi i Buxhetit: Të planifikosh, monitorosh dhe menaxhosh buxhetin e marketingut në mënyrë efikase për të maksimizuar kthimin nga investimi (ROI).

Kualifikimet e Kërkuara

  • Eksperiencë pune e provuar në marketing, idealisht në një rol që mbulon aspekte të gjera të marketingut dixhital dhe strategjik.
  • Njohuri të thella të platformave kryesore të marketingut dhe kanaleve dixhitale dhe jo-dixhitale,
  • Aftësi të shkëlqyera krijuese dhe në storytelling, me një portofol të fushatave apo aktiviteteve të suksesshme të marketingut.
  • Aftësi analitike për të marrë vendime të bazuara në të dhëna.
  • Iniciativë, proaktivitet dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur në një mjedis dinamik.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale dhe pune në grup..
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze - e folur dhe e shkruar. (Italishtja përbën avantazh).
  • Përvoja në sektorin e shëndetësisë, estetikës ose produkteve premium përbën një avantazh.

Çfarë Ofrohet

  • Një rol kyç në ekipin drejtues me ndikim direkt në rritjen e kompanisë.
  • Mundësinë unike për të ndërtuar nga themelet departamentin dhe strategjinë e marketingut dhe për të vënë vizionin tënd në veprim.
  • Mentorship dhe mbështetje strategjike nga një CMO me përvojë.
  • Paketë shumë e mirë shpërblimi.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme dhe rritje në nivel grupi në një kompani me portofol të gjerë.
  • Një mjedis pune modern, dinamik, bashkëpunues ku kultura e kompanisë eshtë driver kryesor për sukses.
  • Mundësinë të jeni pjesë e një kompanie inovatore që ndryshon jetët e njerëzve duke pasur impak direkt në jetën e pacientëve.

Si të Aplikosh

Nëse jeni gati për këtë sfidë dhe të lesh gjurmë në një kompani lider në sektor, dërgo CV-në dhe një letër motivimi në adresën: HR@iclear.al

iClear® Aligners është një punëdhënës që ofron mundësi të barabarta dhe meritokracia është parim themelor i kompanisë.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/group-marketing-lead-at-catalys-ai-4385385886

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 13/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme