Posto punë

Ballina / Punët / Graphic Designer

Graphic Designer

Oz Marketing Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Graphic Designer (Senior / Experienced)

Oz po rritet dhe po zgjerojmë ekipin kreativ për fazën tjetër të zhvillimit.

Kërkojmë një Graphic Designer me përvojë , që mendon konceptualisht, punon me standard të lartë dhe ka përgjegjësi ndaj rezultatit final.

Në Oz, dizajni nuk është vetëm estetikë. Është pjesë e strategjisë së komunikimit dhe e mënyrës si markat ndërtojnë identitet, qartësi dhe besueshmëri në treg.

Çfarë do të bësh:

  • Krijim dhe zhvillim i koncepteve vizuale për brand-e, fushata dhe komunikim multi-kanal
  • Dizajnim materialesh për digital, social media, print, evente dhe komunikim institucional
  • Bashkëpunim i ngushtë me account manager, strategë dhe ekipin kreativ për të siguruar koherencë mes idesë dhe vizualit
  • Respektim i brand guidelines dhe përshtatje kreative sipas kontekstit të çdo projekti
  • Menaxhim i detajeve, afateve dhe cilësisë së output-it final
  • Kontribut aktiv në zhvillimin e gjuhës vizuale të klientëve dhe të vetë Oz

Çfarë kërkojmë:

  • Përvojë e provuar si Graphic Designer (agjenci ose freelance në projekte të strukturuara)
  • Mendim konceptual dhe sens i fortë estetik
  • Njohuri të mira në Adobe Creative Suite (Illustrator, Photoshop, InDesign; After Effects është plus)
  • Aftësi për të punuar në disa projekte paralelisht, pa komprometuar cilësinë
  • Përgjegjshmëri, organizim dhe etikë profesionale
  • Aftësi për të pranuar dhe përdorur feedback-un në mënyrë konstruktive

Çfarë ofron Oz:

  • Punë në projekte reale, me standard të lartë dhe klientë të njohur
  • Ambient profesional, bashkëpunues dhe i orientuar drejt zhvillimit
  • Pjesë e skuadrës së Oz janë disa nga graphic designer dhe graphic animators më me përvojë në treg , të cilët do të punojnë ngushtë me ty dhe do të të ndihmojnë të zhvillohesh më tej profesionalisht
  • Mundësi për rritje, mësim dhe avancim sipas performancës
  • Respekt për profesionin, procesin dhe njerëzit
  • Portfol të pasur me brande të njohur dhe nga industri të ndryshme

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/graphic-designer-at-oz-marketing-albania-4352347112

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 10/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme