Posto punë

Ballina / Punët / Financiere / Kontabiliste

Financiere / Kontabiliste

International Trans 06

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

🌟 Po kërkojmë Financiere / Kontabiliste për Ekipin Tonë!

📍 Vendndodhja: Në zyrë | Tiranë, Shqipëri

🕐 Lloji i punësimit: Full-Time | E hënë – E premte

Ne jemi duke kërkuar një Financiere/Kontabiliste të kualifikuar për t'u bashkuar me ekipin tonë dhe për të kontribuar në menaxhimin dhe zhvillimin e proceseve financiare. Ky rol është i përshtatshëm për individë me njohuri të thella financiare dhe që janë të orientuar pas saktësisë dhe detajeve.

Përgjegjësitë Kryesore:

• Menaxhimi i Financave Ditore: Regjistrimi i faturave të shitjeve dhe blerjeve, dhe mbajtja e përditësuar e librit të shitjeve dhe blerjeve; rakordim dhe regjistrim i të gjithë lëvizjeve monetare të kompanise; celjen e artikujve/zërave lidhur me aktivitetin që International Trans 06 ushtron.

• Përgatitja e Raporteve Financiare: Gjenerimi i raporteve të fitimit / humbjes dhe analiza e zërave kontabël për raportim të saktë dhe në kohë.

• Mbyllja e llogarive kontabël sipas muajve

• Deklarimet dhe Raportimet Mujore: Përgatitja dhe dorëzimi i deklaratave mujore sipas kërkesave ligjore dhe financiare.

• Përputhshmëria me Ligjin dhe Rregulloret Fiskale: Ndjekja e ndryshimeve të mundshme në legjislacion dhe përditësimi i procedurave kontabël për të siguruar përputhshmëri.

• Analiza dhe Rekomandime Financiare: Ofrimi i rekomandimeve për optimizimin e shpenzimeve dhe menaxhimin e burimeve financiare.

• Azhornim në kohë reale nëpërmjet kanaleve të komunikimit (email, telefon, etj) me palët e interesit, për të siguruar transmetim dhe mbledhje profesionale të materialeve financiare

Kualifikimet dhe Aftësitë e Dëshiruara:

• Arsimimi : Diplomë në Kontabilitet, Financë, Ekonomi ose fushë të ngjashme.

• Përvoja : Minimum 5 vite përvojë në një rol të ngjashëm financiar ose kontabël.

• Gjuha e huaj: Njohja profesionale e gjuhës angleze (e shkruar dhe e folur), gjuhë të tjera plus.

• Njohuri të Avancuara: Eksperiencë me softuerin Financa 5 dhe aftësi të shkëlqyera në Microsoft Excel.

• Njohuri Ligjore : Dije e thelluar mbi legjislacionin fiskal dhe rregulloret kontabël në Shqipëri.

• Aftësi Analitike dhe Komunikimi : Aftësi për të analizuar të dhënat financiare dhe për të komunikuar raporte të qarta dhe të sakta me menaxhmentin.

• Përkushtim për Saktësinë : Orientim i fortë ndaj saktësisë dhe detajeve, me aftësi për të menaxhuar shumë detyra në të njëjtën kohë.

Ofrohet:

• 🌱 Mundësi për zhvillim profesional.

• 💰 Pagë konkurruese në përputhje me tregun dhe pozicionin (bazuar në eksperiencë)

• 🏢 Mjedis pune i shëndetshëm dhe mbështetje për avancim në karrierë.

• 🤝 Bashkëpunim në cdo proces pune, që siguron një përvojë të kënaqshme në punë

Si të Aplikoni:

Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në t.lamaj@internationaltrans06.com ose nëpërmjet linkut në LinkedIn. 📧

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/financiere-kontabiliste-at-international-trans-06-4381432386

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 06/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme