Posto punë

Ballina / Punët / Financial Director

Financial Director

Brunes Group

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Pozicion Vakant: Financial Director

Kompania jonë po kërkon një profesioniste të financës për pozicionin e Financial Director , një rol drejtues strategjik që ka ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin financiar, performancën dhe zhvillimin afatgjatë të kompanisë.

Ky rol kërkon një lidere me vizion të qartë, saktësi të lartë profesionale dhe aftësi për të menaxhuar në mënyrë efikase të gjitha funksionet financiare, duke siguruar vendimmarrje të informuar në nivel drejtues.

Përgjegjësitë kryesore

Drejtimi i departamentit të financës dhe kontabilitetit

Hartimi i buxheteve, parashikimeve financiare dhe raporteve periodike

Monitorimi i performancës financiare dhe analizimi i devijimeve

Menaxhimi i cash flow dhe sigurimi i likuiditetit të kompanisë

Vendosja dhe përmirësimi i kontrolleve të brendshme financiare

Sigurimi i përputhshmërisë me legjislacionin fiskal dhe standardet kontabël

Bashkëpunimi me auditorë, banka dhe institucione financiare

Ofrimi i analizave financiare për mbështetjen e vendimmarrjes strategjike

Identifikimi i mundësive për optimizim kostosh dhe rritje të efikasitetit

Kualifikimet e kërkuara

Diplomë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme

Eksperiencë e provuar në menaxhim financiar, preferohet në rol drejtues

Njohuri shumë të mira në raportim financiar, buxhetim dhe legjislacion fiskal

Detyrim: Njohje e programit Microsoft Dynamics 365 Business Central

Aftësi shumë të mira analitike dhe zgjidhjeje problemesh

Aftësi drejtuese dhe menaxhim i ekipit

Aplikimet jane te hapura: hr@brunes.al

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/financial-director-at-brunes-group-4356200003

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 27/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme