Përshkrimi
Shoqëria WELL sh.p.k. , pjesë e ALKOS GROUP ALBANIA, në kuadër të zgjerimit të aktivitetit në qytetin e Tiranës dhe rrethe me rrjetin drugstore, kërkon të punësojë n ë departamentin e Financës punonjë s t ë kualifikuar në pozicionin: Asistent/e Finance
Asistent/e Finance është përgjegjës për dokumentimin, kontrollin dhe analizimin e veprimtarinë financiare të kompanisë, si dhe kujdeset për proceset ditore të inventarizimit të Dyqane.
- Analizon inventarët ditor tek dyqanet dhe mban dokumentacionin përkatës.
- Kujdeset për transaksionet, arkë bankë në përputhje me ligjet,rregullat dhe rregulloren e kompanisë.
- Kontrollon regjistrimin e shitjeve në sistemin kontabël.
- Monitoron zbatimin e kontratave me klientët.
- Rakordon llogaritë e marketingut dhe ndjek zbatimin e buxheteve të marketingut.
- Kontrollon raportin e kthimeve nga shitjet.
- Përgatit librin e shitjeve për TVSH.
- Kontrollon raportin e debitorëve.
Kualifikimet
- Të ketë kryer arsimin e lartë me drejtim ekonomik, preferohet dega Financë-Kontabilitet.
- Përvojë në pozicione të ngjashme, mbi 2-3 vjet.
- Njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve financiare.
- Njohuri të mira të përdorimit të paketës Office.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punës në grup.
Ne ofrojmë :
- Pagë motivuese;
- Atmosferë miqësore dhe dinamike;
- Kontratë të rregullt pune (40 orë pune në javë);
- Vlerësim sipas performancës.
Të interesuarat mund të na kontaktojnë për më shumë detaje në 0697053354 ose të dërgojnë aplikimin e tyre, në: well.rekrutime@alkosgroup.al
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/financial-assistant-at-alkos-group-albania-4353680844
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 16/01/2026 · Skadon 19/01/2027