Posto punë

Ballina / Punët / Ekspert i Lartë, Njësia e Analizës së Biznesit

Ekspert i Lartë, Njësia e Analizës së Biznesit

Albanian Digital Solution

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

🚀 ALBANIAN DIGITAL SOLUTION SH.A. zgjeron ekipin!

Shpallim konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

👩‍💼 Ekspert i Lartë, Njësia e Analizës së Biznesit

🔹 Kërkesat kryesore:

✔ Diplomë Bachelor në Teknologji Informacioni, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme

✔ Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

✔ Të paktën 5 vite përvojë profesionale në fushë

✔ Certifikimet CBAP, CCBA ose ekuivalente përbëjnë avantazh

🔹 Detyrat kryesore:

• Analizimi i proceseve të biznesit dhe procedurave operacionale komplekse

• Identifikimi dhe dokumentimi i kërkesave funksionale dhe nevojave për digjitalizim

• Kryerja e analizës së riskut për kërkesat dhe zgjidhjet e propozuara

• Hartimi i BRD, FRD, User Stories, Use Cases, workflow-ve sipas BPMN 2.0 dhe matricave RTM

• Propozimi i përmirësimeve funksionale dhe operacionale për rritjen e eficiencës së sistemeve

• Udhëheqja e analizave komplekse ndërdepartamentale

• Bashkëpunimi me ekipet e zhvillimit software, testimit dhe arkitekturës

• Pjesëmarrja në testimin funksional dhe validimin e kërkesave

• Koordinimi i komunikimit tekniko-funksional me palët e interesit

• Zbatimi i standardeve dhe metodologjisë BABOK v3

• Përgatitja e analizave, raporteve dhe dokumentacionit mbështetës

• Mbështetja dhe mentorimi i ekspertëve dhe specialistëve të njësisë

🔹 Dokumentet e aplikimit:

• Kërkesë për aplikim

• CV

• Fotokopje e diplomës dhe listës së notave

• Fotokopje e librezës së punës, vetëm faqet e plotësuara

• Fotokopje e certifikatave të kualifikimit, nëse ka

• Vërtetim i gjendjes gjyqësore

• Numër telefoni dhe adresë e plotë kontakti

📝 Procesi i përzgjedhjes:

1️⃣ Testim me shkrim

2️⃣ Intervistë

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në testimin me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës.

⚠️ Mosparaqitja e dokumentacionit të plotë brenda afatit të përcaktuar sjell skualifikimin e kandidatit.

📅 Afati i aplikimit: 17.09.2026

📩 Dërgoni aplikimin në: burime.njerezore@ads.com.al

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4463967087/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 11/09/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme