Posto punë

Ballina / Punët / EKSPERT FISKAL

EKSPERT FISKAL

Klimateknika

Punë Tiranë Shqipëria Prodhim

Përshkrimi

Klimateknika Group kërkim të një Eksperti Fiskal me eksperiencë, për t’iu bashkuar ekipit tonë dhe për të mbështetur kompaninë në çështjet e lidhura me legjislacionin fiskal, deklarimet tatimore dhe përputhshmërinë me kërkesat ligjore në fuqi.

Përgjegjësitë kryesore:

·       Këshillim mbi çështjet fiskale dhe tatimore;

·       Monitorim dhe interpretim i ndryshimeve në legjislacionin fiskal;

·       Kontroll i deklarimeve tatimore dhe detyrimeve ndaj administratës tatimore;

·       Analizë e TVSH-së, tatimit mbi fitimin, tatimit mbi të ardhurat dhe detyrimeve të tjera fiskale;

·       Mbështetje në kontrolle dhe procedura pranë administratës tatimore;

·       Identifikim i risqeve fiskale dhe propozim i masave parandaluese;

·       Përgatitje e raporteve dhe analizave fiskale për drejtimin e kompanisë;

·       Bashkëpunim me departamentin e financës dhe kontabilitetit.

Kërkesat për pozicionin:

·       Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme;

·       Eksperiencë profesionale në fushën fiskale/tatimore;

·       Njohuri shumë të mira të legjislacionit tatimor shqiptar;

·       Njohuri të mira të procedurave të fiskalizimit dhe raportimit tatimor;

·       Aftësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve;

·       Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi;

·       Njohja e gjuhës angleze konsiderohet avantazh.

Ofrojmë:

·       Ambient profesional dhe dinamik pune;

·       Mundësi zhvillimi profesional;

·       Paketë konkurruese në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimet.

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre ne burimet.njerezore@klimateknika.al duke specifikuar në subjekt pozicionin “Ekspert Fiskal”. 

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4473616517/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 05/10/2026 · Skadon 04/12/2026

Punë të ngjashme