Posto punë

Ballina / Punët / Ekspert Fiskal

Ekspert Fiskal

EB INVEST

Punë Durrës Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

EB Invest, në emër të një klienti, është në kërkim të një Eksperti Fiskal , i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin e çështjeve fiskale dhe sigurimin e përputhshmërisë me legjislacionin tatimor në fuqi. Kandidati ideal duhet të ketë njohuri të thelluara në fushën e fiskalitetit dhe aftësi të forta analitike.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon procesin fiskal dhe siguron përputhshmëri me legjislacionin në fuqi, duke ndjekur dhe zbatuar ndryshimet ligjore/procedurat e brendshme.
  • Përgatit, kontrollon dhe dorëzon deklarimet tatimore në afat (TVSH, Tatim Fitimi, TAP, paga/sigurime, tatime lokale), si dhe ndjek rimbursimin e TVSH-së kur aplikohet.
  • Kontrollon faturimin dhe dokumentacionin fiskal (shitje/blerje), administron librat/regjistrat dhe siguron arkivim të rregullt dhe të organizuar.
  • Rakordon detyrimet tatimore me kontabilitetin dhe harton raporte periodike/analiza për drejtuesit, duke propozuar përmirësime procesesh dhe masa për uljen e rreziqeve fiskale.
  • Koordinon komunikimin me administratën tatimore dhe audituesit, përgatit dokumentacionin mbështetës dhe mbështet kompaninë gjatë kontrolleve/inspektimeve deri në mbyllje.
  • Këshillon departamentet e tjera për trajtimin fiskal të transaksioneve, kontratave dhe rasteve specifike.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë pune në fushën fiskale.
  • Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal shqiptar.
  • Aftësi analitike dhe organizative shumë të mira.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup.
  • Njohuri të programeve financiare/kontabël (avantazh).

Çfarë ofrojmë:

  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
  • Paketë konkurruese financiare.
  • Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie në rritje dhe me vizion të qartë.

Procesi i përzgjedhjes:

  • Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën info@ebinvest.al

  • deri më datë 31/01/2026 ora 17:00.

  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

  • Vendodhja e punës është në Xhafzotaj, Durrës.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/ekspert-fiskal-at-eb-invest-4354088373

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 21/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme