Posto punë

Ballina / Punët / Ekonomiste (CAFFE POLIS)

Ekonomiste (CAFFE POLIS)

AlbanianGarment

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Caffe Polis ne Shkozet ,Durres, kerkon te punesoje : Ekonomiste me eksperience .

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Regjistrimi i të gjitha transaksioneve financiare në programin Financa 5.
  • Kontrolli dhe përgatitja e dokumentacionit financiar: fatura, arka, banka, blerje dhe shitje.
  • Përgatitja e raporteve financiare mujore dhe periodike sipas kërkesave të kompanisë.
  • Ndjekja e detyrimeve tatimore dhe përgatitja e deklarimeve sipas legjislacionit fiskal në fuqi.
  • Analiza e shpenzimeve dhe performancës financiare për optimizimin e proceseve.
  • Mirëmbajtja dhe organizimi i arkivit financiar dhe kontabël.
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për çështje financiare dhe operative.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Financë, Ekonomi ose Kontabilitet.
  • Eksperiencë e mëparshme në një rol të ngjashëm (minimumi 3 vite përbën avantazh).
  • Njohuri të mira të programeve financiare dhe të paketës Microsoft Office (sidomos Excel).
  • Njohuri të mira të legjislacionit fiskal dhe tatimor.
  • Njohuri të mira të programit Financa 5.
  • Te kete disipline dhe te jete bashkepunuese .
  • Aftësi të forta analitike, organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të respektuar afatet.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/ekonomiste-caffe-polis-at-albaniangarment-4350866223

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 30/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme