Posto punë

Ballina / Punët / Drejtues Teknik - i licensuar

Drejtues Teknik - i licensuar

Farebau Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Qëllimi i pozicionit

Drejtuesi Teknik është përgjegjës për drejtimin, organizimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen teknike të proceseve të zbatimit të punimeve në objektet ku operon kompania, duke garantuar realizimin e tyre në përputhje me projektet e miratuara, kushtet teknike të zbatimit, standardet e cilësisë dhe legjislacionin në fuqi.

Përgjegjësitë Kryesore

  • Drejton dhe koordinon aktivitetin teknik të kompanisë në procesin e zbatimit të punimeve.
  • Mbikëqyr dhe kontrollon zbatimin e projekteve sipas dokumentacionit teknik të miratuar.
  • Organizon dhe ndjek ecurinë e punimeve në kantier, duke siguruar respektimin e afateve të përcaktuara.
  • Kontrollon cilësinë e materialeve dhe të punimeve të realizuara.
  • Siguron zbatimin e rregulloreve teknike, standardeve të ndërtimit dhe kërkesave ligjore.
  • Bashkëpunon me projektuesit, investitorët, mbikëqyrësit dhe institucionet përkatëse.
  • Analizon problematikat teknike që shfaqen gjatë zbatimit dhe propozon zgjidhje.
  • Kontrollon dokumentacionin teknik të kantierit dhe përgatit raportime periodike mbi ecurinë e punimeve.
  • Ndjek preventivat, situacionet e punimeve dhe ndryshimet eventuale gjatë zbatimit.
  • Koordinon ekipet teknike, inxhinierët, teknikët dhe përgjegjësit e kantierit.
  • Siguron respektimin e kërkesave për sigurinë dhe shëndetin në punë në bashkëpunim me personat përgjegjës.
  • Përfaqëson kompaninë në çështjet teknike brenda kompetencave dhe autorizimeve të përcaktuara.

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi .
  • Pajisje me licencë profesionale të vlefshme për ushtrimin e aktivitetit si drejtues teknik.
  • Njohuri mbi projektet teknike, preventivat, situacionet dhe dokumentacionin e kantierit.
  • Njohuri të programeve AutoCAD dhe Microsoft Office.
  • Aftësi për organizimin dhe menaxhimin e proceseve të punës.

*Te gjithë kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-ve do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.*

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.*

Të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet LinkedIn ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: hr@farebau.ch .

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4486139543/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 02/11/2026 · Skadon 01/01/2027

Punë të ngjashme