Përshkrimi
📢 Po rekrutojmë – Drejtues Shitjesh ne showroom-in ne Kashar
DEKRA Arbeit Albania , në emër të klientit të saj – një kompani shqiptare që operon me sukses në sektorin e tregtisë dhe materialeve të ndërtimit – është në kërkim të një profesionisti të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit të tyre të shitjes.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për një profesionist me përvojë që dëshiron të punojë në një ambient dinamik dhe bashkëkohor, ku zhvillimi profesional dhe përkushtimi ndaj cilësisë janë prioritet.
Detyrat kryesore:
- Zhvillon dhe zbaton plane strategjike për të arritur objektivat e shitjeve.
- Ndjek realizimin e objektivave të departamentit me stafin dhe i suporton ata gjatë procesit të negociatave.
- Përzgjedh, trajnon, motivon dhe udhëheq ekipin e shitjes.
- Përfaqëson kompaninë në takime me klientë aktualë dhe potencialë, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata.
- Monitoron dhe analizon performancën e shitjeve në mënyrë të vazhdueshme.
- Harton dhe prezanton raporte të detajuara mbi aktivitetin dhe rezultatet e shitjeve.
- Kryen analiza mbi kostot, politikat e çmimeve dhe tendencat e tregut, duke propozuar strategji të reja për rritje të shitjeve.
- Drejton mbledhjet e performancës me ekipin e shitjes.
Kualifikimet:
- Eksperiencë e mëparshme në drejtimin e një ekipi shitjesh, preferohet në industrinë e materialeve të ndërtimit.
- Aftësi të shkëlqyera në udhëheqje, komunikim dhe negocim.
- Aftësi analitike për të interpretuar të dhëna dhe për të marrë vendime strategjike.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa prioritete njëkohësisht.
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe PowerPoint.
Cfare ofrohet:
Pagë konkurruese + bonuse mbi performancën.
Mundësi reale për zhvillim profesional dhe avancim.
Ambient pune bashkëkohor, mbështetës dhe profesional.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 04/03/2026 · Skadon 19/01/2027