Posto punë

Ballina / Punët / Drejtues Magazine dhe Logjistike

Drejtues Magazine dhe Logjistike

Progeen Construction

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Pozicioni: Drejtues Magazine dhe Logjistike

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Rolit: Drejtuesi i Magazinës dhe Logjistikës bën të mundur lëvizjen e njerëzve, pajisjeve, makinerive dhe materialeve ndërmjet kantiereve, magazinave etj. Ai ka në përgjegjësinë e tij të gjithë mjetet, makineritë, shoferët, manovratorët dhe ka për detyrë të rregullojë lëvizjet ditore të mallrave, makinerive, mjeteve si edhe mirëmbajtjen e tyre. Për përmbushjen e detyrave ai duhet të mbajë komunikim të vazhdueshëm dhe të koordinojë me drejtuesit e kantiereve dhe projekt menaxherët, departamentin e financës dhe prokurimeve etj.

Detyrat Dhe Përgjegjësitë

  • Kontrolli dhe monitorimi i inventarit fizik dhe mirëmbajtja e tij (Magazina Qendrore dhe magazinat e kantiereve të tjera të kompanisë).
  • Monitorimi i lëvizjeve të materialeve nga Magazina Qendore në kantiere, anasjelltas dhe ndërmjet kantiereve.
  • Përgjegjës për kontrollin dhe përmirësimin e mbarëvajtjes së punës të magazinierit kryesor, si dhe magazinierëve të kantiereve të tjera, si dhe përcaktimi i detyrave dhe afateve për punët e caktuara.
  • Përgjegjës për raportimin e gjendjes fizike të inventarit çdo fund muaji.
  • Koordinimi i lëvizjes së mjeteve, pajsjeve dhe veglave të punës, ndjekja e lëvizjeve nëpërmjet sistemit GPS.
  • Kontrolli i mbajtjes së të dhënave dhe plotësimi i kartelave të mirëmbajtjes së mjeteve, pajisjeve dhe veglave të punës, duke evidentuar kantierin në të cilën ndodhen, përfshirë historikun e mirëmbajtjes së riparimeve për secilen prej tyre.
  • Organizimi dhe shpërndarja e shoferëve / manovratorëve sipas nevojave ditore.
  • Rakordimi dhe raportimi mbi normativat e konsumit të mjeteve të kompanisë, duke u bazuar në tabelat e hartuara në funksion të menaxhimit dhe kontrollit të mjeteve.
  • Menaxhimi i shërbimeve të transportit, ngarkim – shkarkim dhe shërbime speciale me makineri me palë të treta sipas nevojave të kantiereve.
  • Asistimi në ngritjen e kantiereve të reja dhe lidhja me infrastrukturen.

Kualifikimet Dhe Kërkesat

  • Të ketë përfunduar studimet në fushën e ndërtimit, financës, menaxhimit apo fusha të tjera të ngjashme;
  • Eksperiencë pune të ngjashme në fushën e ndërtimit mbi 3 vjet;
  • Aftësi të forta analitike dhe menaxhuese;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese.

Përfitimet

  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
  • Përfshija në projekte sfiduese;
  • Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
  • Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.

Mënyra e Aplikimit Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera . Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtues-magazine-dhe-logjistike-at-progeen-construction-4360280282

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 17/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme