Posto punë

Ballina / Punët / Drejtor Prodhimi

Drejtor Prodhimi

Everest SHPK

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

EVEREST Automotive shpk

  • Fabrika e prodhimit të pjesëve të shasisë dhe gabinave për sektorin e automotivës, është në kërkim të një Drejtor Prodhimi për të mbeshtetur ekipin tonë në një mjedis tepër dinamik prodhimi.

Pozicioni ka për detyrë të organizoj, drejtoj dhe kontrolloj procesin e prodhimit duke siguruar përputhje me standardet e cilësisë, efikasitetin, respektim të afateve dhe standardeve të sigurisë.

  • Pozicioni duhet të garantoj planifikim optimal të burimeve, menaxhim të stafit dhe mirëmbajtje të pajisjeve për një proces të pandërprerë prodhimi.

Detyrat & Përgjegjësitë Kryesore:

- Planifikimi & Organizimi

  • Menaxhon dhe koordinon të gjithë aktivitetin e repartit të prodhimit.
  • Harton planin ditor/javor të prodhimit bazuar në porositë dhe prioritetet.
  • Së bashku me inxhinierët shpërndan detyrat e punës për çdo grup pune / operator.
  • Kryen trajnimet e nevojshme për stafin e departamentit.

- Mbikëqyrja e Procesit të Prodhimit

  • Siguron që të gjitha fazat e prodhimit kryhen sipas standardeve.
  • Kontrollon cilësinë në çdo fazë prodhimi dhe merr masa korrigjuese.
  • Monitoron performancën ditore dhe eleminon vonesat teknike / operacionale.
  • Kryen raporte ditore/javore/mujore dhe i raporton tek Administratori.

- Menaxhimi i Stafit

  • Drejton ekipet e prodhimit dhe operatorët e linjave.
  • Trajnon dhe zhvillon punonjësit e repartit.
  • Vlerëson performancën dhe propozon masa disiplinore/ motivuese kur është e nevojshme.

- Cilësia & Siguria

  • Zbaton standardet e prodhimit dhe ato të kontrollit të cilësisë.
  • Siguron përdorimin e pajisjeve të sigurisë nga punonjësit.
  • Dokumenton defektet, mbetjet dhe produktet e dëmtuara.

Kualifikimet:

  • Diplomë në Inxhinieri Mekanike, Industriale, ose profil i ngjashëm.
  • Minimum 5 vite eksperiencë në prodhim (preferohet në fushën e automotivës) .
  • Eksperiencë në drejtimin e ekipit teknik.
  • Njohuri për makineritë dhe pajisjet CNC.
  • Aftësi të shkëlqyera për të lexuar vizatime teknike në AutoCad.
  • Njohuri në dokumentim, plane prodhimi dhe metoda optimizimi.
  • Aftësi të mira analitike dhe për zgjidhje problemesh.
  • Njohuri për standardet e cilësisë dhe teknologjitë e prodhimit.
  • Njohuri të gjuhës angleze dhe italiane.

Çfarë ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese dhe shpërblim vjetor.
  • Mundësi për zhvillim profesional.
  • Ambient pune dinamik dhe stimulues.
  • Transport i siguruar nga kompania.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtor-prodhimi-at-everest-shpk-4415260342

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 26/05/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme