Përshkrimi
Përshkrimi
Drejtori i Financës është përgjegjës për drejtimin strategjik dhe operacional të funksionit financiar të kompanisë, duke siguruar stabilitetin financiar, optimizimin e burimeve, kontrollin e riskut dhe mbështetjen e vendimmarrjes në nivel ekzekutiv. Pozicioni kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e profitabilitetit, efikasitetit operacional dhe krijimin e vlerës së qëndrueshme për kompaninë.
Përgjegjësitë Kryesore
· Harton dhe zbaton strategjinë financiare të kompanisë në përputhje me objektivat e biznesit.
· Drejton procesin e planifikimit financiar, buxhetimit vjetor, forecast-eve periodike dhe monitorimit të performancës financiare.
· Mbikëqyr përgatitjen e pasqyrave financiare, raporteve menaxheriale dhe analizave financiare për drejtuesit e kompanisë.
· Menaxhon fluksin e parasë (cash flow), likuiditetin, kapitalin qarkullues dhe nevojat për financim.
· Monitoron profitabilitetin, kostot operative, marzhet financiare dhe treguesit kryesorë të performancës (KPI), duke propozuar masa për optimizimin e tyre.
· Mbikëqyr proceset e kontabilitetit, tatimeve, arkëtimeve, pagesave dhe raportimeve financiare, duke garantuar saktësinë dhe integritetin e të dhënave.
· Siguron përputhshmërinë me legjislacionin fiskal, kontabël dhe kërkesat rregullatore në fuqi.
· Zhvillon dhe zbaton politika efektive të kontrollit të brendshëm dhe menaxhimit të riskut financiar.
· Analizon dhe vlerëson investimet, projektet strategjike dhe shpenzimet kapitale (CAPEX), duke siguruar përdorimin efikas të burimeve financiare.
· Menaxhon marrëdhëniet me bankat, auditorët, institucionet financiare dhe autoritetet shtetërore.
· Mbështet Administratorin dhe ekipin drejtues me analiza financiare, modele biznesi dhe rekomandime për vendimmarrje strategjike.
· Drejton, zhvillon dhe vlerëson performancën e ekipit financiar, duke promovuar standarde të larta profesionale dhe kulturë të orientuar drejt rezultateve.
Kriteret Kryesore
· Njohuri të avancuara në financë korporative, kontabilitet, fiskalitet dhe planifikim financiar.
· Aftësi të larta analitike, strategjike dhe vendimmarrëse.
· Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e ekipeve dhe projekteve.
· Orientim drejt optimizimit të kostove, rritjes së profitabilitetit dhe përmirësimit të performancës financiare.
· Integritet, profesionalizëm dhe konfidencialitet i lartë në administrimin e informacionit financiar.
Raportimi
Drejtori i Financës raporton drejtpërdrejt tek Administratori i Përgjithshëm (CEO) dhe është pjesë e strukturës së lartë drejtuese të kompanisë.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit: hr@digicom.al
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 02/11/2026 · Skadon 01/01/2027