Përshkrimi
Detyrat Kryesore
Edukim & Asistim për Myiute
- Ndihmon klientët të shkarkojnë, instalojnë dhe aktivizojnë aplikacionin Myiute .
- Shpjegon dhe demonstron përdorimin e aplikacionit për:
- Aplikime për kredi
- Kontroll të kësteve & afateve
- Pagesa dhe transaksione
- Ngarkim dokumentesh
- Përdorimin e Wallet, Insurance, Loyalty etj.
- Udhëzon klientët si të përdorin vetë shërbimet në të ardhmen.
Asistencë në ATM
- Mbështet klientët për kryerjen e depozitave dhe tërheqjeve në ATM.
- Shpjegon funksionet e ATM-së dhe udhëzon për përdorim të pavarur.
- Identifikon probleme të thjeshta dhe orienton klientin drejt zgjidhjes.
- Çështjet teknike i referohen Back Office.
Shërbim për Klientin (jo operativ)
- Regjistron ankesat e klientëve në formatin përkatës (pa hyrje në sistem).
- Jep informacion bazë për produktet duke përdorur skriptet e miratuara.
- Merr dokumente në rast nevoje, por pa bërë verifikim apo përpunim .
- Printon / shpërndan certifikata standarde (balancë, konfirmime) sipas procedurës.
Mbështetje & Udhëzim i Klientëve në Degë
- Mirëpret klientët dhe i orienton drejt zgjidhjeve digjitale.
- Identifikon klientët me nivel të ulët digjital dhe ofron sesione personalizimi .
- Ndihmon klientët e moshuar me qetësi, durim dhe empati.
- Promovon avantazhet e Myiute (shpejtësi, thjeshtësi, siguri).
Kualifikimet:
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shërbimi
- Aftësi për të mësuar teknologjinë dhe për t’ia mësuar të tjerëve
- Qetësi, empati dhe orientim ndaj klientit
- Eksperienca në front-office, shërbim klienti, bankë/telekom është avantazh
Te interesuarit mund te dergojne CV brenda dates 26.12.2025 jobs@iute.al
- *Me dërgimin e CV-së tuaj në adresën elektronike jobs@iute.al , ti jep miratimin tënd për përpunimin e të dhënave të tua personale nga ana e IuteCredit Albania në përputhje me kërkesat e Ligjit 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, vetëm për qëllimin që keni deklaruar vullnetarisht këto të dhëna. IuteCredit Albania merr masat e duhura për përpunimin e sigurt të të dhënave të tua personale. Për më tepër, drejtohu në Politikën tonë të Privatësisë
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/digital-coach-punonj%C3%ABs-dege-at-iute-albania-4344366233
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 17/12/2025 · Skadon 19/01/2027