Posto punë

Ballina / Punët / Credit & Debt Controller (AR)

Credit & Debt Controller (AR)

DEKRA Arbeit Group Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Në emër të  një kompanie ndërkombëtare të nivelit të lartë , e cila  projekton, prodhon dhe shpërndan materiale dhe shërbime për tregjet e ndërtimit dhe industrisë , jemi në kërkim të një profesionisti të  motivuar  dhe  energjik  për t’iu bashkuar ekipit të tyre  dinamik.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Administron të gjitha detyrimet tregtare të kompanisë (përfshirë partnerët dhe palët e treta).
  • Zbaton politikat e menaxhimit të arkëtimeve (Credit Policy dhe Cash Policy).
  • Analizon raportet e debitorëve dhe ndjek të gjitha detyrimet e prapambetura sipas procedurave;
  • Ndërmerr kontakte të rregullta me klientët (telefonata, email, njoftime) për rikuperimin e pagesave;
  • Kontrollon kufijtë e kreditit dhe kushtet e pagesës për klientët ekzistues dhe të rinj;
  • Regjistron çdo kontakt dhe informacion në sistemin financiar (Navision).
  • Bashkëpunon me departamentet përkatëse për zgjidhjen e çdo kërkese apo mospërputhjeje të klientëve;
  • Përgatit raporte për borxhet mbi 45 ditë, shkeljet e politikës së kreditit dhe propozimet për “write-off”.
  • Mbështet Menaxherin Financiar në procesin e buxhetimit dhe parashikimit të treguesve financiarë;
  • Siguron respektimin e rregullave të sigurisë së të dhënave dhe politikave të brendshme të kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal shqiptar;
  • Eksperiencë në menaxhimin e kredive dhe arkëtimeve;
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe kujdes ndaj detajeve;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe punë nën presion;
  • Njohuri të avancuara të Excel dhe paketës Microsoft Office.

📍  Vendndodhja:  Tiranë

📧  Aplikoni në:   info.al@dekra.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur (shortlisted) do të kontaktohen.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me ligjin Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/credit-debt-controller-ar-at-dekra-arbeit-group-albania-4357422674

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 02/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme