Përshkrimi
POZICIONI I PUNËS: Koordinatore e Logjistikës (F)
VENDNDODHJA E PUNËS: Durrës, Rruga Vath Turja, Lagjja Mirëdita
ORARI I PUNËS:
- E hënë – E premte: 07:00 – 15:20
- E shtunë : 07:00 – 13:00
Përshkrimi i pozicionit
Koordinatori/ja i/e Logjistikës koordinon proceset logjistike të kompanisë dhe mbështet personelin në administrimin e të dhënave dhe dokumentacionit që lidhen me operacionet e importit dhe eksportit. Kujdeset për regjistrimin e prodhimit ditor në sistemin e menaxhimit dhe verifikon lëvizjen e lëndëve të para, produkteve gjysmë të gatshme dhe produkteve të gatshme.
Siguron arkivimin elektronik dhe fizik të të dhënave dhe dokumentacionit logjistik, si dhe kryen printimin e etiketave që përdoren në repartin e prodhimit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
• Regjistrimi i prodhimit ditor :
Regjistron çdo ditë të dhënat e prodhimit që lidhen me proceset e punës së makinerive, procesin e montimit paraprak (premontazhit) dhe produktin e gatshëm, duke përditësuar ecurinë e tyre në sistemin e menaxhimit.
• Kontrolli i mallrave në hyrje :
Verifikon mallrat që mbërrijnë nga importi, përfshirë lëndët e para, materialet ndihmëse dhe produktet gjysmë të gatshme. Dokumenton çdo diferencë të mundshme ndërmjet sasive të marra fizikisht dhe atyre të pasqyruara në faturë.
• Mbështetja e aktiviteteve logjistike dhe doganore :
Mbështet personelin e logjistikës në ndjekjen e ecurisë së produkteve sipas loteve të destinuara për eksport, në plotësimin e regjistrave doganorë të importit dhe eksportit, si dhe në hedhjen e të dhënave të magazinës për çdo njësi eksportuese. Me kërkesë, kryen verifikimin fizik të gjendjes së inventarit në magazinë.
• Menaxhimi i lëvizjeve të magazinës dhe dokumentacionit :
Regjistron në sistemin e menaxhimit daljet e lëndëve të para dhe materialeve ndihmëse të destinuara për nënkontraktorët, si dhe hyrjet e produkteve gjysmë të gatshme. Përgatit dhe arkivon dokumentacionin e nevojshëm, përditëson të dhënat e magazinës dhe verifikon përputhshmërinë e tyre me gjendjen fizike të materialeve dhe produkteve të gatshme.
• Inventari :
Kryen inventarizimin periodik të gjendjes së magazinës.
• Menaxhimi i porosive të blerjes :
Menaxhon porositë periodike të blerjes dhe monitoron nivelet e stokut, si dhe vonesat e mundshme në furnizim. Bashkëpunon dhe koordinon punën me furnitorët për të garantuar respektimin e afateve të parashikuara të dorëzimit.
• Raportimi dhe menaxhimi i problematikave :
Përgatit raporte periodike mbi aktivitetet logjistike, evidenton problematikat e konstatuara dhe ndjek procesin e zgjidhjes së tyre në kohën e duhur.
• Printimi i etiketave :
Kryen printimin e etiketave informuese të destinuara për repartin e prodhimit.
Kërkesat dhe kompetencat e nevojshme
- Të paktën 1 vit përvojë pune në pozicionin e Koordinatorit/es së Logjistikës.
- Diplomë universitare, preferohet diplomë e nivelit Bachelor (cikli i parë i studimeve).
- Njohuri të gjuhëve shqipe, italiane dhe angleze.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
- Aftësi për të punuar nën presion.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe koordinuese.
- Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Ndjenjë përgjegjësie dhe korrektësi në respektimin e orarit të punës.
POSIZIONE LAVORATIVA: Coordinatore della Logistica (F)
SEDE DI LAVORO: Durazzo, Via Vath Turja, Quartiere Mirëdita
ORARIO DI LAVORO:
- Dal lunedì al venerdì : dalle ore 07:00 alle ore 15:20
- Sabato: dalle ore 07:00 alle ore 13:00
Descrizione del ruolo
Il Coordinatore della Logistica coordina i processi logistici aziendali e supporta il personale nella gestione dei dati e della documentazione relativi alle operazioni di importazione ed esportazione. Cura la registrazione della produzione giornaliera nel sistema gestionale e verifica i flussi di materie prime, prodotti semilavorati e prodotti finiti.
Assicura l’archiviazione digitale e cartacea dei dati e della documentazione logistica e provvede alla stampa delle etichette destinate al reparto produttivo.
Mansioni e responsabilità
- Registrazione della produzione giornaliera :
Registra quotidianamente i dati di produzione relativi alle lavorazioni delle macchine, al premontaggio e al prodotto finito, curandone l’avanzamento nel sistema gestionale.
- Controllo delle merci in entrata:
Verifica le merci in entrata provenienti dall’importazione, incluse materie prime, materiali ausiliari e prodotti semilavorati. Documenta eventuali differenze tra le quantità fisicamente ricevute e quelle indicate in fattura.
- Supporto alle attività logistiche e doganali:
Supporta il personale della logistica nell’avanzamento dei prodotti per lotti destinati all’esportazione, nella compilazione dei registri doganali di importazione ed esportazione e nell’inserimento dei dati di magazzino per unità esportatrice. Su richiesta, verifica fisicamente le giacenze di magazzino.
- Gestione dei movimenti di magazzino e della documentazione:
Registra nel sistema gestionale le uscite di materie prime e materiali ausiliari destinati ai subappaltatori e le entrate di prodotti semilavorati. Predispone e archivia la documentazione necessaria, aggiorna i dati di magazzino e ne verifica la corrispondenza con le giacenze fisiche di materiali e prodotti finiti.
- Inventario:
Esegue gli inventari periodici delle giacenze di magazzino.
- Gestione degli ordini di acquisto:
Gestisce gli ordini di acquisto periodici e monitora i livelli delle scorte e gli eventuali ritardi di consegna. Si coordina con i fornitori per garantire il rispetto dei tempi previsti.
- Reporting e gestione delle criticità:
Redige report periodici sulle attività logistiche, segnala le criticità e ne segue la risoluzione tempestiva.
- Stampa delle etichette:
Stampa le etichette informative destinate al reparto produttivo.
Requisiti e competenze richiesti
- Almeno un anno di esperienza nel ruolo di Coordinatore della Logistica.
- Laurea, preferibilmente triennale (Bachelor).
- Conoscenza delle lingue albanese, italiana e inglese.
- Buona conoscenza del pacchetto Microsoft Office.
- Capacità di lavorare sotto pressione.
- Ottime capacità organizzative e di coordinamento; precisione, attenzione ai dettagli, senso di responsabilità e puntualità nel rispetto degli orari di lavoro.
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 30/10/2026 · Skadon 29/12/2026