Posto punë

Ballina / Punët / Brand Manager

Brand Manager

DM Consulting Services

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Një kompani lider në sektorin FMCG është në kërkim të një Brand Manager , i/e cili/a do të udhëheqë zhvillimin dhe zbatimin e strategjive inovative të markës.

Si Brand Manager , do të jeni përgjegjës/e për menaxhimin dhe zhvillimin e markës, duke garantuar konsistencë dhe cilësi në të gjitha pikat e kontaktit, nga reklamat dhe aktivitetet promocionale, deri te rrjetet sociale, fushatat marketingu dhe komunikimi i brendshëm.

Detyrat

  • Forcimi i njohjes, pozicionimit dhe reputacionit të markës në treg.
  • Hartimi dhe zbatimi i planeve vjetore të marketingut për të nxitur rritjen e markës dhe arritjen e objektivave të biznesit.
  • Menaxhimi i buxhetit të marketingut dhe optimizimi i investimeve në media, aktivizime për konsumatorët dhe aktivitetet promocionale.
  • Analizimi i tregut, sjelljes së konsumatorëve dhe aktivitetit të konkurrencës për të identifikuar mundësi të reja.
  • Zhvillimi dhe implementimi i strategjive të marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë.
  • Sigurimi i respektimit të standardeve të markës në të gjitha komunikimet dhe materialet promovuese.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e shitjeve për të kthyer strategjitë e marketingut në rezultate konkrete.
  • Monitorimi dhe analiza e performancës së fushatave marketingu, duke identifikuar mundësi për përmirësim.
  • Propozimi dhe realizimi i ideve kreative që rrisin angazhimin dhe besnikërinë e klientëve.
  • Menaxhimi i performancës financiare (P&L) të markës dhe optimizimi i rezultateve në raport me konkurrencën.
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi performancën e markës, treguesit kryesorë (KPIs) dhe rekomandimet strategjike.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Marketing, Biznes ose një fushë të ngjashme (Master/MBA përbën avantazh).
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (certifikimet IELTS, TOEFL ose TOEIC përbëjnë avantazh).
  • Njohuri të avancuara të paketës Microsoft Office (Excel, PowerPoint, Word dhe Outlook).
  • Njohuri të mira mbi marketingun digjital, platformat dhe mjetet analitike.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe në menaxhimin e projekteve.
  • Mendësi analitike dhe aftësi për të interpretuar të dhënat dhe për t'i kthyer ato në strategji efektive.
  • Njohuri të përditësuara mbi trendet e marketingut dhe zhvillimet e industrisë.
  • Aftësi të mira bashkëpunimi dhe pune në ekip.
  • Leje drejtimi automjeti (e vlefshme).

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4445096161/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 31/07/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme