Posto punë

Ballina / Punët / BI Developer\Analyst (Intermediate ose Senior)

BI Developer\Analyst (Intermediate ose Senior)

HR - IMS (InfoSoft Management Services)

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

InfoSoft Business Solutions shpk, kerkon te punesoje:

BI Developer/Analyst

Niveli: Intermediate / Senior

InfoSoft Business Solutions është një prej ofruesve kryesorë të zgjidhjeve inovative software, i angazhuar në ndihmën ndaj bizneseve për t’u transformuar dhe rritur përmes teknologjisë. Ne specializohemi në zhvillimin e sistemeve të personalizuara, të cilat u mundësojnë klientëve të optimizojnë proceset dhe të arrijnë objektivat e tyre. Ndërsa vazhdojmë të zgjerohemi, jemi në kërkim të një BI Developer / Analyst të përkushtuar dhe me eksperiencë për t’iu bashkuar ekipit tonë.

Roli:

BI Developer / Analyst analizon kërkesat e biznesit, projekton dhe zhvillon zgjidhje Business Intelligence dhe Analytics, duke kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e platformave analitike, përfshirë Microsoft Power BI, Microsoft Fabric, Databricks, etj.

Detyra Dhe Përgjegjësi:

  • Analizon proceset e biznesit dhe identifikon nevoja për raportim, KPI dhe analiza të avancuara

  • Analizon dhe kontribuon në projektimin e arkitekturës së të dhënave (on-premise dhe cloud)

  • Projekton dhe zhvillon Data Warehouse / Data Mart në arkitektura tradicionale dhe moderne (Lakehouse)

  • Ndërton dhe mirëmban procese ETL/ELT (SSIS, Data Factory, Fabric Data Pipelines ose teknologji ekuivalente)

  • Zhvillon objekte databaze dhe struktura analitike në SQL Server, Azure SQL, Synapse ose sisteme analoge

  • Zhvillon modele analitike në SSAS (Tabular / Multidimensional) dhe modele semantike në Power BI / Fabric

  • Krijon raporte dhe modele SSBI në Power BI (ose mjete të tjera si Qlik, Tableau, etj.)

  • Ndërton vizualizime interaktive dhe raporte të optimizuara sipas best practices

  • Zhvillon dhe mirëmban raporte operative dhe analitike (SSRS ose alternativa cloud)

  • Dokumenton zhvillimet teknike, arkitekturën, proceset dhe përmirësimet e zgjidhjeve

  • Ofron asistencë, trajnime dhe mbështetje për përdoruesit biznesorë

  • Angazhohet në përmirësim të vazhdueshëm profesional dhe marrjen e certifikimeve përkatëse

Kërkesat per kandidatet:

  • Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Informatike, Matematikë & Informatikë ose degë ekuivalente

  • Eksperiencë në zhvillimin e raporteve dhe zgjidhjeve BI të bazuara në SQL

  • Njohje shumë të mirë të SQL dhe data modeling

  • Njohuri mbi parimet e BI, OLAP dhe proceset ETL/ELT

  • Eksperiencë me Power BI, PBI Service, Semantic Models, Dataflows, etj.

  • Aftësi analitike, mendim kritik dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve

  • Aftësi për punë në ekip dhe në mënyrë të pavarur

Të preferueshme:

  • Eksperiencë ose njohuri në Microsoft Azure (Azure SQL, Data Factory, Synapse, Data Lake)

  • Njohuri ose eksperiencë me Microsoft Fabric (Lakehouse, Warehouse, Data Pipelines, Semantic Models)

  • Njohuri ose eksperiencë me Databricks / Spark për transformime dhe analitikë të avancuar

  • Njohje të koncepteve moderne të arkitekturës së të dhënave (Lakehouse, Medallion Architecture)

  • Certifikime Microsoft / Cloud (ose gatishmëri për t’i marrë)

Çfarë Ofron Kompania:

• Pagë konkurruese

• Ambient profesional, inovativ dhe i orientuar drejt zhvillimit të vazhdueshëm

• Akses në teknologjitë më të fundit

• Mundësi trajnimesh dhe certifikimesh

• Vlerësime të rregullta performance dhe rishikime page

• Sigurim shëndetësor privat

• Zyra moderne në qendër të Tiranës

Gati të rritesh me ne?

Dërgo CV-në dhe një letër të shkurtër motivimi në:

humanresources@infosoftgroup.com.al

Ne mezi presim të të njohim! 🤝

Të dhënat personale të dërguara do të trajtohen në përputhje me legjislacionin shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/bi-developer-analyst-intermediate-ose-senior-at-hr-ims-infosoft-management-services-4363024241

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 10/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme