Përshkrimi
I/E apasionuar pas kozmetikes dhe me eksperience pune athere ky mund te jete vendi i punes i duhur per ty.
Detajet:
Vendndodhja: Ti do të punosh në Qendren Tregtare Toptani/ Qendren Tregtare Teg
Apliko: Dergo CV tënde në lorelalami@lush.al
Orari: Oret e punes do të specifikohen në kontrate. Ti mund te organizosh orarin e punes me Menaxherin e Dyqanit për ditet dhe oraret që të përshtaten, duke konsideruar oraret e fluksit në dyqan dhe nevojat fleksibel të biznesit.
Si Asistent Manager , fokusi yt kryesor do të jetë ofrimi i një shërbimi të jashtëzakonshëm ndaj klientit dhe krijimi i eksperiencave të paharrueshme.
Do të punosh ngushtë me Menaxheren e Dyqanit për të ndërtuar një ekip të apasionuar, kreativ dhe të orientuar drejt klientit, duke e kthyer çdo vizitë në dyqan në një përvojë të veçantë.
Përgjegjësitë kryesore
- Mbështet Menaxheren e Dyqanit në menaxhimin e përditshëm
- Ndihmon në ndërtimin dhe zhvillimin e ekipit
- Merr pjesë në rekrutimin, trajnimin dhe motivimin e stafit
- Kontribuon në arritjen e objektivave të shitjes dhe performancës
- Ndihmon në menaxhimin e buxhetit, stokut dhe planifikimit të turneve
- Siguron një ambient të bukur, të pastër dhe të organizuar
- Mban pergjegjesi per organizimin dhe menaxhimin e porosive online
- Kontrollon dhe ndjek cdo detyre qe percaktohet nga menaxheri
- Sjell ide kreative dhe inovative për përmirësimin e eksperiencës së klientit
Aftësitë dhe profili ideal
- Pasion i vërtetë për shërbimin ndaj klientit
- Aftësi menaxheriale dhe lidership
- Aftësi shumë të mira komunikimi
- Frymë bashkëpunimi dhe pozitive
- Dëshirë për zhvillim profesional dhe ndërtim kariere
Çfarë ofrojmë
- Pushime vjetore
- ulje si pjese e stafit për produktet LUSH
- Bonus sipas performancës
- Skemë pensioni
- Orar fleksibël
- Trajnime dhe zhvillim profesional
- Ambient pune mbështetës dhe kreativ
( Disa benefite varen nga kohëzgjatja e punësimit )
Rreth LUSH
E themeluar në vitin 1995 në Poole, Angli, LUSH operon sot në 52 shtete me 928 dyqane në mbarë botën. Ne krijojmë produkte kozmetike artizanale, me përbërës të freskët dhe pa ambalazh të panevojshëm.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/assistant-store-manager-at-lush-albania-4358933831
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 08/01/2026 · Skadon 19/01/2027