Posto punë

Ballina / Punët / Asistente Zyre Durres("AFS real estate")

Asistente Zyre Durres("AFS real estate")

DM Consulting Services

Punë Durrës Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Kërkojmë një Asistente Zyre ne Durres të organizuar, me aftësi shumë të mira komunikuese për t'iu bashkuar ekipit tonë. Kandidatja do të luajë një rol kyç në mbarëvajtjen e aktiviteteve të përditshme të zyrës, duke menaxhuar proceset administrative, organizuar dokumentacionin, koordinuar komunikimin me klientët dhe ofruar mbështetje të vazhdueshme për ekipin, me profesionalizëm dhe korrektësi.

Detyrat

Menaxhim administrativ

  • Organizimi dhe mbikëqyrja e punës së përditshme të zyrës.
  • Menaxhimi i dokumentacionit të pronave (kontrata, marrveshje, dosje klientësh).
  • Mbajtja e arkivës fizike dhe digjitale.
  • Përgatitja e raporteve mujore dhe ditore.

Komunikim & shërbim ndaj klientit

  • Pritja dhe orientimi i klientëve në zyrë.
  • Menaxhimi i telefonatave, email-eve dhe rrjeteve sociale.
  • Koordinimi i takimeve mes agjentëve dhe klientëve.
  • Ndjekja e klientëve pas shërbimit (follow-up).

Mbështetje për agjentët imobiliarë

  • Përgatitja e materialeve të marketingut për pronat.
  • Kontrolli i saktësisë së informacionit të pronave.

Marketing & promovim

  • Publikimi i pronave në portale imobiliare dhe rrjete sociale.
  • Koordinimi i fushatave promocionale.

Kualifikimet

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare (Administrim Biznesi, Ekonomi, Menaxhim, Juridik ose fusha të ngjashme - e preferueshme).
  • Njohuri shumë të mira të përdorimit të kompjuterit (MS Office: Word, Excel, Outlook).
  • Aftësi për përdorimin e platformave online dhe rrjeteve sociale.
  • Njohuri të gjuhëve të huaja, veçanërisht anglisht (avantazh).

Aftësi personale:

  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhuese.
  • Komunikim i qartë dhe profesional me klientët.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të përballuar ngarkesë pune.
  • Diskrecion, korrektësi dhe përgjegjshmëri.
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe menaxhim kohe.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4484669825/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 03/11/2026 · Skadon 02/01/2027

Punë të ngjashme